Emma Watson, e njohur në mbarë botën për rolin e Hermione Granger në sagën “Harry Potter”, ka zgjedhur vitet e fundit të qëndrojë larg ritmit të zakonshëm të industrisë së filmit dhe vëmendjes së vazhdueshme mediatike.
Pas suksesit të jashtëzakonshëm të “Harry Potter”, Watson nuk e ndërtoi jetën e saj vetëm rreth karrierës së aktrimit. Ajo iu përkushtua arsimit dhe përfi studimet në Universitetin Brown, ndërsa më vonë vijoi një tjetër periudhë studimesh në Universitetin e Oksfordit.
Paralelisht, aktorja u angazhua në çështje sociale. Në vitin 2014 u emërua Ambasadore e Vullnetit të Mirë e UN Women dhe u bë një nga zërat kryesorë të fushatës HeForShe për barazinë gjinore.
Watson ka folur gjithashtu për nevojën për të pasur më shumë kontroll mbi jetën dhe punën e saj. Në vend që të ndjekë ritmin e industrisë së Hollywood-it, ajo ka zgjedhur një profil më të tërhequr, duke i dhënë hapësirë arsimit, aktivizmit dhe interesave personale.
Ajo është angazhuar edhe në promovimin e modës së qëndrueshme dhe të praktikave më etike në industri.
Historia e Emma Watson tregon një tjetër anë të suksesit të një ylli të Hollywood-it: atë të një aktoreje që, pasi u bë e famshme që në moshë të vogël, vendosi të mos e masë jetën vetëm me numrin e roleve apo me vëmendjen publike.

