Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas emërimit të ish-zyrtares së PD-së, Jola hysaj në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, nga qeveria e Edi Ramës. I pyetur nga mediat, Berisha e cilësoi afrimin e figurave nga opozita si pjesë të një strategjie për dobësimin e saj. Ai akuzoi Ramën se po ndjek një politikë të korruptimit dhe rrënimit të opozitës, ndërsa deklaroi se PD do të vijojë përballjen politike me mazhorancën.
Sali Berisha: Për sa i përket tjetrës, Isa, në një narkshtet të bazuar në drogën, korrupsionin dhe vjedhjen, natyrisht korruptimi i opozitës, burgosja e opozitës, rrënimi i opozitës është politikë kryesore e diktatorit Edi Rama.Në këtë kuadër gjenden edhe individë që shiten dhe blihen sipas tregut të qeverisë.Por i sigurt të jesh që opozita qëndron më e vendosur dhe më e pamposhtur se kurrë sot ndaj tij dhe e gatshme të bëjë gjithçka për largimin e tij nga pushteti.Kjo pa asnjë dyshim.Por, një njeri që bazon qeverisjen në akte të tilla, tregon se sa primitiv është si njeri.Megjithatë, unë i përshëndes ata socialistë që dogjën dokumentet e partisë së krimit dje.Ata provuan që nuk kanë lidhje me krimin. U distancuan.Edi Rama përpiqet në çdo variant, por në fakt është absolutisht i pashpresë.Është një kufomë e pakallur.Do kallet politikisht. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

