Lajme Zone
Emërimi i ish-anëtares së Kryesisë së PD në qeveri/ Berisha: Korruptimi i opozitës është politikë kryesore e Ramës
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Emërimi i ish-anëtares së Kryesisë së PD në qeveri/ Berisha: Korruptimi i opozitës është politikë kryesore e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas emërimit të ish-anëtares së Kryesisë së PD-së në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po ndjek një politikë të korruptimit të opozitës.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas emërimit të ish-anëtares së Kryesisë së PD-së në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po ndjek një politikë të korruptimit të opozitës. I pyetur për emërimin e ish-sekretares dhe ish-anëtares së Kryesisë së PD-së, Berisha deklaroi se, sipas tij, “korruptimi i opozitës, burgosja e opozitës dhe rrënimi i saj janë politika kryesore të diktatorit Edi Rama”. Ai u shpreh se, sipas tij, në këtë kuadër ka individë që “shiten dhe blihen sipas tregut të qeverisë”, por theksoi se opozita mbetet e vendosur përballë mazhorancës. “Jam i sigurt se opozita qëndron më e vendosur dhe më e pamposhtur se kurrë dhe është e gatshme të bëjë gjithçka për largimin e tij nga pushteti”, deklaroi Berisha.

Gjatë prononcimit, kreu i PD-së komentoi edhe zhvillimet në Partinë Socialiste, duke përshëndetur, sipas tij, “ata socialistë që dogjën dokumentet e partisë së krimit”, ndërsa shtoi se Edi Rama është “politikisht i pashpresë”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: sali berisha