Rama vazhdon i vendosur në modelin e tij që në krye të institucioneve të emërojë njerëz pa lidhje me to, pa përgatitjen dhe përvojën e lartë profesionale dhe nga rrethi i tij i ngushtë në Kryeministri. Kjo ka bërë që të mos kemi institucione që t’i përgjigjen nevojave të vendit, por të kemi zgjatime të pushtetit të Ramës në to. LEXO edhe...Festivali opozitar për një kandidat në Tiranë! Praktika e mësipërme ka dëmtuar vetë Ramën. Qeverisja e tij nuk ka dalë dot përtej qerthullit të Kryeministrisë. Institucionet jo vetëm nuk kanë përshpejtuar zhvillimin e vendit, por ato nuk e kanë ndihmuar vetë Ramën, nuk i kanë paraprirë në vendimmarrje, nuk ia kanë lehtësuar punën, përkundrazi, e kanë dëmtuar me korrupsion, gafa dhe paaftësi profesionale. Eksperienca e institucioneve të sigurisë kombëtare, veçanërisht e CIA-s, na ka dhënë dy modele të emërimit të drejtuesit të saj: E para: një profesionist me eksperiencë shumë të gjatë në institucion, me vizion për institucionin dhe besim të plotë nga trupa e tij, me kredibilitet të padiskutueshëm dhe lidhje të gjera me organizmat e vendeve partnere. Emërimi në fjalë, me gjithë përpjekjet për ta paraqitur si të tillë, nuk hyn në këtë kategori. Është udhëtare e rastësishme në SHISH, sikurse ajo që po zëvendëson. E dyta: një politikan i nivelit të lartë e shumë të lartë, me kredibilitet, autoritet dhe vendosmëri për të realizuar ndryshimet e nevojshme dhe për ta mbajtur institucionin në roje të sigurisë kombëtare. Edhe në këtë rast, emërimi i ri dështon të jetë i tillë. Mosreflektimi i Ramës ndaj një problemi kaq të rëndësishëm për vendin dhe për vetë qeverisjen e tij ka bërë që Shqipëria, në 13 vitet e fundit, të hyjë në kriza ciklike, të cilat kanë vënë në dyshim qeverisjen, rezultatet dhe vetë Ramën. Protesta e fundit është rrjedhojë tipike e modelit të tij të qeverisjes së vendit, model ku mungon respekti ndaj institucioneve. P.J/ReportTv.al edmond spaho SHISH edi rama esmeralda hasani Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 47.5% Veliajn 16.3% Asnjërin 36.3% Vota total: 3453 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

