Nga hapësira më ikonike e modës Palais de Tokyo vijnë tre paraqitjet e supermodelit në javën e modës së Parisit. Elton Ilirjani e mbyll kështu sezonin me tre universe artistike dhe një rol që tashmë është kthyer në firmën e tij, momentin kulminant, finalen e sfilatës.
Në Palais de Tokyo, në kuadër të Concept Korea, për brandin korean Asparagus. Shfaqja, e financuar nga qeveria koreane në bashkëpunim me Paris Fashion Week, solli një atmosferë energjike dhe avant-garde, me modele shumë të rinj, ritëm të shpejtë. Natyrshëm me përvojën dhe karakterin, ritmin e pandalshëm bën diferencën.
Në vijim të angazhimeve për Global Fashion Collective, ishte radha e krijimit të një designer të njohur japoneze, një fustan unik i realizuar me letër japoneze (japanese paper). Një moment magjik për të sjellë emocion në finalen e shfaqjes.
Për designerin meksikan NOLO, një emër avant-garde i kërkuar në New York, ai u shfaq me një kostum me efekt lëkure dhe pasqyra të integruara në look. Gjatë silatës me karakterin unik dhe lojës artistike nuk hezitoi të ndalej përpara vendodhjes së medias, përdori pasqyrat për të rregulluar makeup-in.
Një gjest i vogël, por shumë Elton.
Ky moment përmbledh një nga avantazhet e tij më të forta si model ndërkombëtar: versatilitetin. Nga energjia koreane te sofistikimi japonez dhe teatraliteti meksikan, Elton Ilirjani nuk përsëritet. Ai e kthen çdo veshje në një personazh dhe çdo dalje në një performancë.
Një mbyllje e denjë për një sezon fantastik që e çoi Elton Ilirjanin nga Tokio e Seuli në New York, Londër dhe, në fund, Paris.
Moda ndryshon çdo sezon. Eltoni duket se ka zgjedhur të jetë gjithmonë një hap përpara saj.

