Zjarri në malin e Bukanikut, në Gjinar të Elbasanit, vijon të jetë aktiv edhe sot, pavarësisht punës gjatë gjithë natës për ta vënë nën kontroll. Sipas kreut të bashkisë Gledian Llatja, era e fortë, bimësia e dendur dhe terreni malor, i vështirë për t'u aksesuar, kanë favorizuar përhapjen e flakëve dhe po e bëjnë ndërhyrjen më të vështirë. Prej disa ditësh, thotë ai, në terren janë angazhuar qindra punonjës, Forcat e Armatosura dhe mjete ajrore për shuarjen e zjarrit. Llatja bën me dije se aktualisht nuk rrezikohen banesa apo biznese, ndërsa të gjitha strukturat vijojnë punën me kapacitet të plotë për vënien nën kontroll të flakëve. Llatja u bën thirrje banorëve të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin afrimin në zonat e prekura nga zjarri dhe të respektojnë udhëzimet e strukturave të emergjencës, duke raportuar menjëherë çdo vatër apo situatë të dyshimtë. LEXO EDHE:Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët dogjën ullinj dhe çatinë e një banese! Arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër (VIDEO) Lajmi në përditësim Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 11:06 Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët dogjën ullinj dhe çatinë e një banese! Arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër (VIDEO) Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Mallakastër, pasi dyshohet se ndezi zjarr për të djegur mbeturinat në tokën e tij, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe shkaktuan dëme në ullinj, si edhe dogjën çatinë e një banese.Sipas policisë, në pranga u vu Dionis Kalemaj, i cili akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Nga hetimet rezulton se zjarri i rënë një ditë më parë në fshatin Mollaj u përhap për shkak të erës së fortë, ndërsa për shuarjen e flakëve u angazhuan shërbimet zjarrfikëse dhe policia. U.D/Shqiptarja.com Share U.D/E.H/Shqiptarja.com TAG: Elbasan zjarret 2026 gjinar Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Tetor, 19:15
Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71% Jo 21.2% Nuk e di 7.8% Vota total: 810 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?
