Një incident i rëndë është shënuar mesditën e kësaj të shtune në një lokal në Elbasan, ku një person dyshohet se ka kërcënuar me armë zjarri një tjetër. Ngjarja është regjistruar rreth orës 14:50, duke shkaktuar panik te klientët dhe personat e tjerë që ndodheshin në ambientet e lokalit.
Sipas informacioneve paraprake, i dyshuari është afruar pranë një personi tjetër dhe i ka drejtuar armën, ndërsa dyshohet se ka tentuar ta qëllojë.
Pas sinjalizimit për incidentin, policia ka nisur menjëherë veprimet për dokumentimin e ngjarjes. Sipas të dhënave të para, autoritetet kanë mundur të identifikojnë personin e dyshuar dhe vijojnë kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për mbledhjen e provave dhe marrjen e dëshmive, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të konfliktit. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

