Lajme Zone
Ekzekutoi partneren dhe më pas u vetëvra në Greqi/ Kush është Altin Allmuça, i arrestuar 10 vite më parë për përndjekje ndaj ish-bashkëshortes
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Ekzekutoi partneren dhe më pas u vetëvra në Greqi/ Kush është Altin Allmuça, i arrestuar 10 vite më parë për përndjekje ndaj ish-bashkëshortes

Altin Allmuça është shqiptari që vrau të dashurën e tij, 45-vjeçaren Lulieta Obzova, dhe më pas kreu vetëvrasje mëngjesin e sotëm në Athinë.

Altin Allmuça është shqiptari që vrau të dashurën e tij, 45-vjeçaren Lulieta Obzova, dhe më pas kreu vetëvrasje mëngjesin e sotëm në Athinë. Allmuça ishte një emër i njohur për policinë shqiptare. Sipas burimeve të korrespondentit të Top Channel Artur Bibe, në vitin 2016, kur ishte 35 vjeç dhe banonte në Tiranë, Allmuça u arrestua pasi dyshohej se përndiqte ish-bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar ankth dhe frikë.

Për këtë rast ndaj tij u referua vepra penale e “Përndjekjes”, e parashikuar nga neni 121/a i Kodit Penal.

Dhejtë vite më vonë, Allmuça është rikthyer në qendër të vëmendjes për një ngjarje shumë më të rëndë. Mëngjesin e sotëm, në Nea Smyrni të Athinës, ai dyshohet se pas një konflikti jashtë hyrjes së një pallati ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë mbi 45-vjeçaren Lulieta Obzova, duke e lënë të vdekur në vend.

Pak çaste më vonë, me të njëjtën armë, Allmuça dyshohet se ka qëlluar veten në kokë. Arma u gjet pranë trupit të tij.

Sipas burimeve, çifti nuk ishte i martuar, ndërsa marrëdhënia mes tyre shoqërohej me konflikte. Dyshohet se shkak i krimit mund të ketë qenë xhelozia.

Në pallatin ku ndodhi ngjarja kishte kamera sigurie, të cilat kanë filmuar momentet e krimit. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe marrëdhënies mes dy viktimave. Top Channel