Lajme Zone
Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar në Padova, gjendet i lidhur në makinë
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar në Padova, gjendet i lidhur në makinë

Një 35-vjeçar shqiptar është gjetur i vrarë brenda një makine të fsur në Padova të Italisë, ndërsa hetuesit po përpiqen të zbardhin rrethanat e krimit dhe të identifikojnë autorët. Trupi i pajetë u zbulua mëngjesin e 9 shtatorit, në një Fiat Bravo, në zonën e Via del Santo. Sipas Prokurorisë së Padovës, viktima është qëlluar me armë zjarri. Detajet e para të hetimit kanë ngritur dyshime se bëhet f

Një 35-vjeçar shqiptar është gjetur i vrarë brenda një makine të fsur në Padova të Italisë, ndërsa hetuesit po përpiqen të zbardhin rrethanat e krimit dhe të identifikojnë autorët. Trupi i pajetë u zbulua mëngjesin e 9 shtatorit, në një Fiat Bravo, në zonën e Via del Santo. Sipas Prokurorisë së Padovës, viktima është qëlluar me armë zjarri.

Detajet e para të hetimit kanë ngritur dyshime se bëhet fjalë për një ekzekutim të lidhur me botën kriminale. Një nga pistat që po verifikohet është ajo e një larjeje hesapesh në ambientet e trafikut të drogës, por deri tani kjo mbetet vetëm një hipotezë e hetuesve.

Një element që ka tërhequr vëmendjen e karabinierëve janë duart e viktimës, të cilat ishin të lidhura, ndërsa sediljet e pasme të automjetit ishin të palosura.

Pikërisht makina është kthyer në një nga provat kryesore të hetimit. Ekspertët kriminalistikë pritet të analizojnë gjurmët biologjike të gjetura në automjet, veçanërisht çdo gjurmë të mundshme gjaku në pjesën e pasagjerëve.

Nga këto të dhëna hetuesit shpresojnë të kuptojnë nëse 35-vjeçari është vrarë brenda makinës apo diku tjetër dhe më pas është transportuar me automjet deri në vendin ku u gjet.

Në kërkim të autorëve, karabinierët kanë sekuestruar dhe analizuar edhe pamjet e kamerave të sigurisë të një punishteje zdrukthëtarie që ndodhet përballë zonës ku u gjet Fiat Bravo.

Një prej kamerave, e vendosur jashtë magazinës, kap pjesërisht rrugën. Hetuesit kanë shqyrtuar jo vetëm pamjet e ditës së ngjarjes, por edhe regjistrimet e ditëve para zbulimit të trupit. Megjithatë, deri tani, pamjet nuk kanë siguruar të dhëna të mjaftueshme për të përcaktuar autorët apo mënyrën se si është kryer krimi. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm