Lajme Zone
Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar në Itali
SportPamfleti

Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar në Itali

Trupi i shqiptarit u zbulua mëngjesin e 9 shtatorit brenda një automjeti tip “Fiat Bravo”, në Via del Santo, raportojnë mediat italiane.

Makina ku u gjet i vrarë 35-vjeçari Një 35-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali. Një 35-vjeçar shqiptar i identifikuar si Ferdinant Hoti është gjetur i pajetë brenda një automjeti në Padova të Italisë. Sipas Prokurorisë së Padovës, Hoti është vrarë me armë zjarri, ndërsa autoritetet po hetojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivin e krimit.

Trupi i shqiptarit u zbulua mëngjesin e 9 shtatorit brenda një automjeti tip “Fiat Bravo”, në Via del Santo, raportojnë mediat italiane.

Ekzaminimet e para mjeko-ligjore kanë konstatuar se 35-vjeçari është qëlluar me armë zjarri. Një nga pistat që po shqyrtojnë hetuesit lidhet me një konflikt të mundshëm në mjediset kriminale të trafikut të drogës. Megjithatë, kjo mbetet vetëm një hipotezë dhe deri tani autoritetet nuk kanë përcaktuar motivin e vrasjes.

Një element i rëndësishëm për hetimin është gjendja në të cilën u gjet viktima. Duart e tij ishin të lidhura, ndërsa sediljet e pasme të automjetit ishin palosur.

Karabinierët kanë sekuestruar dhe analizuar pamjet e kamerave të sigurisë së një punishteje përballë vendit ku u gjet makina. Një nga kamerat mbulon pjesërisht edhe rrugën, por pamjet e shqyrtuara deri tani nuk kanë dhënë të dhëna të mjaftueshme për identifikimin e autorëve apo rindërtimin e plotë të ngjarjes.

Ekspertët po kryejnë gjithashtu ekzaminime të hollësishme në automjet, në kërkim të gjurmëve biologjike dhe provave të tjera. Analizat pritet të ndihmojnë në përcaktimin e vendit dhe kohës së vrasjes, si dhe të sqarojnë nëse 35-vjeçari është vrarë brenda makinës apo trupi është transportuar aty më pas.

Hetuesit po punojnë edhe për të rindërtuar lëvizjet e fundit të viktimës dhe për të identifikuar personat e përfshirë në vrasje.ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar itali Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Plagosi me armë 29-vjeçarin në Kukës, vetëdorëzohet autori; në banesë i gjenden kallashnikov dhe municione 9 Shtator 2026, 13:4613:46Kronike Pjesë e grupit të Visit të Pojës, ekstradohet drejt Italisë Ervis Deti 9 Shtator 2026, 13:1713:17Kronike Zoti Skender Hita, moti i mirë duket në mëngjes: Dashamir Spaho ka dështuar në Shkodër 9 Shtator 2026, 11:4611:46Kronike Shpërthimi te karburanti në Tiranë, shoqërohen 4 persona; mes tyre drejtuesi i mjetit dhe administratori i biznesit 9 Shtator 2026, 11:3411:34Kronike Punonjësi humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, ndalohen dy zyrtarët e bashkisë në Tropojë 9 Shtator 2026, 11:0211:02Kronike Shpërthimi te Brryli, policia jep detajet: Tre punonjësit jashtë rrezikut për jetën 9 Shtator 2026, 08:2008:20Kronike