Report Tv ka siguruar foton e 65-vjeçarit Viktor (Marku) Bardhi, vrasja e të cilit, e ndodhur mëngjesin e së enjtes në fshatin Ndërfushas të Mirditës, vijon të mbetet pa autor. 10 persona, mes tyre anëtarë të fisit Reçi janë marrë në pyetje në komisariatin e Mirditës, për vrasjen e Viktorit Bardhit dhe më pas të gjithë janë lënë të lirë. Hetuesit po verifikojnë deklarimet e tyre, ndërsa një nga pistat kryesore mbetet konflikti i hershëm mes familjeve Bardhi dhe Reçi. Në harkun kohor të tre viteve, tre anëtarë të fisit Bardhi janë vrarë, çka ka bërë që hetuesit të fokusohen vetem në këtë histori. Pavarësisht se i kishin vrarë vëllanë e nipin, 65-vjeçari nuk ruhej dhe shkonte çdo ditë në punë tek Ujësjellësi, aty ku u ekzekutua. LEXO EDHE:Atentati ndaj Viktor Bardhit, autorët s’u kapën nga kamerat e sigurisë! Dyshohet se u ndihmuan nga të tjerë, asnjë provë në mjetin që u gjet i djegur Paralelisht, grupi hetimor po punon për rindërtimin e lëvizjeve të autorëve para dhe pas ekzekutimit. Në hyrje të fshatit Ndërfushas ka kamera sigurie, por nga këqyrja paraprake nuk është evidentuar ndonjë automjet që të lëvizë në orarin kur është kryer vrasja. Për këtë arsye, hetuesit po analizojnë kamerat në hyrje-daljet e Rrëshenit dhe përgjatë Rrugës së Kombit, me qëllim identifikimin e makinës së përdorur nga autorët. Vendi i krimit ndodhet vetëm pak metra nga barrierat mbrojtëse të Rrugës së Kombit, ndaj mendohet se mund të jenë afruar në këmbë, duke kaluar barrierat mbrojtëse e më pas janë larguar me Audin A4 që e dogjën afër Rubikut. Brenda tij nuk u gjetën armë apo prova të tjera që ta lidhin drejtpërdrejt me ekzekutimin. Nga të dhënat paraprake të hetimit, autorët dyshohet se kanë vepruar në mënyrë të organizuar dhe janë përpjekur të mos lënë gjurmë. Në automjetin e djegur nuk u gjetën as armë dhe as prova të tjera. Ky është një tjetër dyshim se mjeti që u gjet 10 km larg vendngjarjes, mund të mos jetë i autorëve, por një mënyrë për të devijuar hetimet nga mjete të tjera që kanë lëvizur në orarin kur dyshohet se është kryer vrasja. Një tjetër pistë është se ekzekutorët mund të jenë ndihmuar nga persona të tjerë, të cilët i kanë pritur me një tjetër automjet për t'u larguar nga zona. Viktor Bardhi u qëllua me breshëri plumbash rreth 1 kilometër larg banesës së tij në Ndërfushaz dhe përcillet në banesën e fundit këtë të premte. 65-vjeçari ishte punonjës i Ujësjellësit të Mirditës dhe kishte dalë nga banesa për të hapur furnizimin me ujë të pijshëm në zonë. Makina e tij, Mercedes Benz e bardhë, u gjet e bërë shoshë nga plumbat. Hakmarrja mes familjeve, një prej pistave kryesore të hetimit, dyshohet të ketë nisur në shtator 2016, ndërsa në harkun kohor të tre viteve të fundit janë vrarë tre anëtarë të fisit Bardhi. Bëhet fjalë për Martin Bardhin, i ekzekutuar në Rrëshen në vitin 2023, dhe Kristjan Bardhin (Marku), i vrarë në Novoselë të Vlorës. Pavarësisht konfliktit të mëparshëm mes familjeve, 65-vjeçari vijonte të lëvizte i lirë dhe nuk kishte masa të veçanta mbrojtjeje. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 11:52 Atentati ndaj Viktor Bardhit, autorët s’u kapën nga kamerat e sigurisë! Dyshohet se u ndihmuan nga të tjerë, asnjë provë në mjetin që u gjet i djegur Një tjetër detaj mësohet lidhur me atentatin e një dite më parë ndaj Viktor Bardhit në Ndërfushaz të Mirditës.Në hyrje të fshatit ka kamera sigurie, por asnjë mjet nuk shihet të lëvizë gjatë orëve kur dyshohet se është kryer ekzekutimi. Dyshimet janë se autorët që u përfshinë në këtë vrasje mund të kenë përdorur nënkalimin e “Rrugës së Kombit“ ose mund të kenë kaluar barrierat mbrojtëse të rrugës në këmbë, pasi ndodhen pak metra larg vendit të pritës, për t’u arratisur menjëherë pasi është kryer vrasja.Edhe nga këqyrja e kamerave të sigurisë në pikat hyrëse dhe dalëse të Rrëshenit nuk është evidentuar asnjë gjurmë e automjetit të autorëve, i cili u gjet i djegur në Munaz rreth 20 minuta pas njoftimit të dhënë nga familjarët e 65-vjeçarit Viktor Marku, të cilët e gjetën atë të pajetë.Ekzekutorët dyshohet se janë ndihmuar nga persona të tjerë, të cilët i kanë pritur me automjet për t’u larguar dhe për të humbur gjurmët nga policia. Në automjetin që u gjet i djegur nuk u gjetën as armë dhe as prova të tjera. Ky është një tjetër dyshim se mjeti i djegur mund të mos jetë automjeti i autorëve, por një mënyrë për të devijuar hetimet nga mjete të tjera që kanë lëvizur në orarin kur dyshohet se është kryer vrasja. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 11:23 I zunë pritë dhe e vranë një ditë më parë në Mirditë, Report Tv siguron foton e Viktor Bardhit Report Tv ka siguruar foton e Viktor Bardhit, 65-vjeçarit të vrarë një ditë më parë në Ndërfushaz të Mirditës.Viktima punonte te ujësjellësi dhe në momentin e ekzekutimit, kishte shkuar për të hapur furnizimin me ujin e pijshëm për fshatin. Dyshohet se motivi është hakmarrja për shkak të një historiku me fisin Reçi ku më e hershmja e dokumentuar është më 9 shtator 2016.Përpara atentatit të Bardhit, u vranë edhe dy anëtarë të tjerë të fisit, Martin Bardhi, i ekzekutuar në Rrëshen në vitin 2023, dhe Kristjan Bardhi (Marku), i vrarë në Novoselë të Vlorës më 13 janar 2025. P.J/Shqiptarja.com Share P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: vrasja e viktor bardhit mirdite viktor bardhi Lezhe Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
2 Shtator, 23:22
Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 75.5% Të gabuar 20.4% Nuk e di 4.1% Vota total: 2322 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22 Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?

