Është vrarë mëngjesin e sotëm Selami Hasani, një person me precedent të theksuar kriminal, i dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe i liruar pak ditë më parë nga qelia. Korrespondenti i Top Channel, Neritan Trifoni, bën me dije se i plagosur në gjendje të rëndë ka mbetur edhe djali i xhaxhait të viktimës.
Ndërkohë, dyshimet e para bëjnë fjalë se autorët mund të jenë futur në banesën e viktimës.
Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, ndërsa në periferi të Fierit, pak pas raportimit të vrasjes, është djegur një automjet. Dyshohet se mund t’u përkasë autorëve. Top Channel

