Ardit Gjokrosa është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, pasi akuzohet për disa vepra penale, mes tyre sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Hamza Terziu. Sipas akuzave, Gjokrosa dyshohet për përfshirje në këtë ngjarje në bashkëpunim të veçantë, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, parashikuar nga nenet 80 dhe 28/4 të Kodit Penal. Gjithashtu, ndaj tij rëndojnë akuzat për “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, sipas nenit 333/a, paragrafi 2, si dhe për “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334, pika 1, i Kodit Penal. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: interpol

