Lajme Zone
Ekstradohet nga Brazili 67-vjeçari shkodran, i dënuar me 26 vjet burgim në Shqipëri
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Ekstradohet nga Brazili 67-vjeçari shkodran, i dënuar me 26 vjet burgim në Shqipëri

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpol Tiranës dhe homologëve në Brazil, gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Brazili në Shqipëri, të shtetasit Artef Lekaj, 67 vjeç, banues në Shkodër.

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpol Tiranës dhe homologëve në Brazil, gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Brazili në Shqipëri, të shtetasit Artef Lekaj, 67 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar me 26 vjet burgim, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Ngacmimi seksual”, vendim i cili ka marrë formë të prerë nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Gjatë periudhës 2020-2021, shtetasi A. L. ka ngacmuar seksualisht një të mitur 10-vjeçare dhe ka abuzuar seksualisht me një tjetër të mitur, 15-vjeçare.

Pas ekstradimit nga Brazili, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ekzekutuan vendimin penal të Gjykatës së Apelit. Top Channel