Lajme Zone
Ekstradimi i Sokol Hoxhës nga SHBA/ Reagon ambasada amerikane në Tiranë
BotëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Ekstradimi i Sokol Hoxhës nga SHBA/ Reagon ambasada amerikane në Tiranë

Ambasada amerikanë në Tiranë ka bërë një reagim lidhur me ...

Ambasada amerikanë në Tiranë ka bërë një reagim lidhur me ekstradimin e Sokol Hoxhës, vrasësin e trefishtë, i cili për 30 vite ishte në arrati.

Në reagimin e ambasadës thuhet se Hoxha kaloi vite duke iu shmangur drejtësisë përmes përdorimit të një identiteti të rremë, duke siguruar status ligjor në një tjetër vend europian dhe duke përfituar qëndrim të përhershëm të ligjshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën një emër të rremë.

Më tej thuhet se arratia e tij mori fund falë bashkëpunimit mes Njësisë së Hetimeve Penale Ndërkombëtare të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike (DSS) pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë, Shërbimin e Marshallëve në SHBA, ICE, Departamentin e Drejtësisë, INTERPOL-in dhe Policinë e Shtetit shqiptar.

Ndër të tjera theksohet se SHBA nuk do të shërbejë si strehë e sigurt për ata që keqpërdorin sistemin amerikan të imigracionit për t’iu shmangur përgjegjësisë për kryerjen e krimeve të dhunshme.

Postimi i plotë: Sokol Hoxha mendoi se mund t’i shpëtonte së kaluarës së tij. I dënuar në mungesë për një vrasje të dyfishtë në Shqipëri (2000) dhe për një vrasje tjetër në Belgjikë (2010), Hoxha kaloi dekada duke iu shmangur autoriteteve të zbatimit të ligjit — duke përdorur një identitet të rremë, duke siguruar status ligjor në një tjetër vend europian dhe, përfundimisht, duke përfituar qëndrim të përhershëm të ligjshëm në Shtetet e Bashkuara nën një emër të rremë.

Kjo ndryshoi falë punës së palodhur të Njësisë së Hetimeve Penale Ndërkombëtare të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike (DSS) pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë. Duke bashkëpunuar me Shërbimin e Marshallëve në SHBA, ICE, Departamentin e Drejtësisë, INTERPOL-in dhe Policinë e Shtetit Shqiptar, DSS luajti një rol kyç në identifikimin e saktë të Hoxhës — duke zbuluar një periudhë gati 30-vjeçare fshehjeje të identitetit të tij.

Ky rast është një kujtesë e fuqishme: Shtetet e Bashkuara nuk do të shërbejnë si strehë e sigurt për ata që keqpërdorin sistemin tonë të imigracionit për t’iu shmangur përgjegjësisë për krime të dhunshme të kryera jashtë vendit. DSS është krenare që qëndron përkrah partnerëve tanë vendas dhe ndërkombëtarë në këtë mision. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.