Lajme Zone
Ekspozita me foto historike që sjell Maliqin e viteve ‘40
KulturëReport TV

Ekspozita me foto historike që sjell Maliqin e viteve ‘40

Janë rreth 70 fotografi historike, që sjellin për publikun pamje të rralla të zonës së Maliqit dhe Gorës së Pogradecit gjatë viteve 1940-1941. Ato prezantohen për herë të parë në një ekspozitë, të shoqëruara me faksimile dhe materiale etnografike dhe mbajnë emrin e arkeologut dhe studiuesit të kulturës popullore, Kristo Petro Mesogjiti.

Pamje të Maliqit dhe Gorës së Pogradecit të fiksuara më shumë se 80 vite më parë janë rikthyer për publikun përmes një ekspozite fotografike. Fotot, të realizuara gjatë viteve 1940-1941 nga arkeologu dhe studiuesi i kulturës popullore Kristo Petro Mesogjiti, dokumentojnë jetën e përditshme, peizazhet, banesat dhe traditat e banorëve të zonës në periudhën e Luftës Italo-Greke. LEXO edhe...HARTA E PS/ Nga Vau i Dejës në Libohovë, bilanci i bashkive që ‘shkrihen’! Në lojë një buxhet 14 mld lekë dhe 600 mln lekë borxhe! Në pikëpyetje fati i mbi 4 mijë punonjësve Mesogjiti shërbeu si ushtar dhe përkthyes në frontin greko-italian dhe, gjatë qëndrimit në Maliq, krijoi një arkiv me vlera të veçanta historike dhe etnografike, një pjesë e të cilit prezantohet për herë të parë në këtë ekspozitë. “Me këtë aparat fotografik, përveç fotografive me karakter ushtarak, ai ka fiksuar pamje nga të gjitha zonat, nga fshatrat e Maliqit, Pogradecit dhe kryesisht në Maliq, ku ishte komanda e trupave greke. Kishte bërë shumë fotografi, por për shkak të kushteve të luftës një pjesë humbën. Në këtë ekspozitë janë rreth 60-70 fotografi, të shoqëruara edhe me materiale nga ditari i tij.”, tha Petro Filipu, studiues, ish-kryebashkiak i Saronikos, i cili kishte ardhur nga Greqia për ekspozitën. Përveç fondit fotografik, ekspozita përfshin edhe pjesë nga ditari i autorit, ku përshkruhen zakonet, traditat dhe mënyra e jetesës së shqiptarëve të asaj kohe. “Kristo Petro Mesogjiti shkruan se populli shqiptar është një popull shumë i vuajtur, por shumë punëtor dhe i zgjuar. Nëse do t'i jepet mundësia, ai do të përparojë jashtëzakonisht. Këto janë vlerësime që ai i ka lënë në ditarin e tij gjatë viteve 1940-1941.”, vijoi Filipu. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 9 gusht në hollin e Qendrës Kulturore Komunitare “Dhimitër Orgocka” në Maliq, duke u dhënë vizitorëve mundësinë të njohin historinë e Maliqit përmes një fondi të rrallë fotografik. Share B.G/E.H/ReportTv.al maliq Petro Filipu Kristo Petro Mesogjiti ekspozita ekspozite Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.8% Jo 60.2% Nuk e di 5% Vota total: 2530 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?