Lajme Zone
Eksperienca e frikshme te dentistët Xhaxho që i morën jetën 3-vjeçarit
Të tjeraJOQ Albania

Eksperienca e frikshme te dentistët Xhaxho që i morën jetën 3-vjeçarit

Më 6 tetor 2023, pas publikimit të lajmit për ndarjen nga jeta të 3-vjeçarit Brian, në redaksinë e JOQ Albania mbërriti dëshmia e një qytetareje, e cila rrëfente dy eksperienca të rënda që, sipas saj, familjarët e saj kishin përjetuar në klinikën e Roland Xhaxhos dhe vajzës së tij, dentistes Ina Xhaxho. Qytetarja tregonte se, rreth tre vite më herët, kishte dërguar motrën e saj me aftësi të kufizuara për pastrimin e gurëzave dhe se familjarëve u ishte komunikuar se ajo duhej t’i nënshtrohej anestezisë së përgjithshme. Sipas rrëfimit, procedura zgjati rreth katër orë ose më shumë, ndërsa më pas familjarëve iu tha se dhëmbët e saj ishin të lëvizshëm dhe se brenda gjashtë muajsh do t’i binin të gjithë, ndaj duhej të merrnin një vendim për trajtimin e tyre.

Familja, sipas qytetares, nuk pranoi t’i hiqte dhëmbët, ndërsa ajo pretendonte se, tre vite më vonë, motra e saj vijonte të kishte dhëmbë të shëndetshëm. Në dëshminë e saj, qytetarja përmendte edhe rastin e vjehrrës, paciente dialize, e cila, sipas saj, ishte mbajtur për orë të tëra nën efektin e anestezisë, pavarësisht gjendjes së saj shëndetësore. “Ajo palo-klinikë nuk duhet të vazhdojë më hapur!”, shprehej qytetarja, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si trajtoheshin pacientët me probleme të veçanta shëndetësore.

Tre vite më pas, më 6 tetor 2026, e rikujtojmë këtë dëshmi si pjesë të denoncimeve që mbërritën në redaksi në atë periudhë. Më 1 tetor 2023, 3-vjeçari Brian Spahiu humbi jetën pas një ndërhyrjeje dentare në një klinikë private pa licencë në Tiranë. Stomatologia Ina Xhaxho dhe babai i saj, anestezisti Roland Xhaxho, garantuan familjen se gjithçka do të shkonte mirë, por vogëlushi doli nga klinika pa ndjenja dhe përfi në spitalin “Nënë Tereza”, ku ndërroi jetë.