Lajme Zone
EKSKLUZIVE/ Zbulohet emri, kush është i arrestuari në Greqi si kreu i grupit të kokainës me lule nga Kolumbia, Shqipëria e kërkon për vrasje
TeknologjiTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

EKSKLUZIVE/ Zbulohet emri, kush është i arrestuari në Greqi si kreu i grupit të kokainës me lule nga Kolumbia, Shqipëria e kërkon për vrasje

Është zbuluar më në fund emri i personazhit misterioz të arrestuar nga policia greke si kreu i grupit kriminal shqiptar pas trafikut të 84 kg kokainë nga Kolumbia përmes kërcejve plastikë të trëndafilave.

Është zbuluar më në fund emri i personazhit misterioz të arrestuar nga policia greke si kreu i grupit kriminal shqiptar pas trafikut të 84 kg kokainë nga Kolumbia përmes kërcejve plastikë të trëndafilave. Korrespondenti i Top Channel Artur Bibe raporton se ai është personazhi i vitit 1997 në Shqipëri, Lulzim Caka. Caka mësohet se është arrestuar bashkë me të birin, në një vilë ku janë zbuluar 2 kg kokainë, kimikate e pajisje paketimi të drogës, një pistoletë dhe një makinë luksoze.

Lulzim Caka rezulton person i shpallur në kërkim në Shqipëri, pasi është liruar në mënyrë të paligjshme nga burgu në vitin 2019, ku vuante dënim me 25 vjet burg për disa vrasje. Caka, i cili në Greqi njihet edhe me emrin e dytë John Franco, prej largimit nga Shqipëria jetonte në shtetin helen. Pikërisht në vitin 2022, Greqia ka refuzuar kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Lulzim Cakës në Shqipëri. Top Channel