Valë dorëheqjesh në institucionet qendrore të vendit. Drejtorët e Përgjithshëm në institucionet qendrore kanë nisur të thërrasin drejtorët rajonalë apo lokalë që të japin dorëheqje nga postet e tyre. Burime për CNA bëjnë me dije se, vala e dorëheqjeve prek institucionet si OSHEE, drejtoritë e Bujqësisë apo dhe institucione të tjera.
Sipas të njëjtit burim, drejtorët e përgjithshëm, të cilët po thërrasin drejtorët rajonalë për dorëheqje, pas këtij akti do të dorëhiqen.
Kjo lëvizje vjen në një kohë trazirash dhe protestash në vend.Për të 11 ditë sot protestohet në kryeqytet, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

