Lajme Zone
Ekskluzive/ Rama kritikon deputetët e PS: Populli ju kërkon te ‘Pasqyra’, ju heshtni! Krijoni përshtypjen se jeni fshehur
PolitikëShqiptarja

Ekskluzive/ Rama kritikon deputetët e PS: Populli ju kërkon te ‘Pasqyra’, ju heshtni! Krijoni përshtypjen se jeni fshehur

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga deputetët që të rrisin praninë në terren dhe të jenë sa më prezentë në rrjetet sociale. Report Tv mëson ekskluzivisht se Rama i ka kritikuar ligjvënësit për heshtjen përballë kërkesave të qytetarëve në platformën ‘Pasqyrë Albania’

Heshtja në një situatë tillë po krijon konspiracionin se ju po fshiheni! Ky ishte mesazhi i prerë i kryeministrit Edi Rama drejtuar ligjvënësve socialistë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar mëngjesin e kësaj të marte, ku në fokus të diskutimeve ishte marrja e masave ndaj personave që kanë kryer akte dhune gjatë 7 ditëve të protestave në Tiranë. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se kreu i ekzekutivit nuk i ka kursyer kritikat ndaj deputetëve duke kërkuar që të rrisin praninë në terren dhe të jenë sa më prezentë në rrjetet sociale. Shefi i qeverisë tha në mbledhje se populli po i kërkon socialistët në platformën ‘Pasqyrë Albania’, por sipas tij aty ka vetëm heshtje. LEXO EDHE:Komente në kafene, televizione, portale e rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta “Populli ju kërkon te ‘Pasqyra’, atje ka heshtje. Heshtja po krijon konspiracionin se deputetët janë fshehur. Po çfarë më merreni me politikë në këto ditë?”, mësohet t’u ketë thënë kryeministri Rama deputetëve socialistë gjatë mbledhjes së Grupit të PS. Pas mbledhjes, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla përsëriti edhe njëherë ftesën për dialog mes protestuesve dhe qeverisë. “Sot besoj që është tepër e qartë, pa dyshim që studentët duhet të dëgjohen, dhe qeveria, Kryeministri ka ofruar tryezën ose, le të themi, sheshin e dialogut. Ku unë mendoj që është momenti i duhur për t'u ulur me studentët, studentët e thashë meritojnë të dëgjohen", tha Balla. Duke u ndalur te pasojat e dhunës në protestë, Balla tha se numri i efektivëve të lënduar është më i madh se ai i protestuesve. Balla shtoi se në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste është diskutuar që të vijohet puna e Kuvendit në mënyrë të menjëhershme, për shkak të axhendës që lidhet me negociatat dhe me rolin e Kuvendit si ligjvënës përgjatë këtij procesi. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 10:57 Protestat e dhunshme, Balla pas mbledhjes së Grupit të PS: Gjaku i policëve është gjaku i shtetit! Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime në konvikte (VIDEO) Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ftuar protestuesit për të dialoguar me Qeverinë.Ai paralajmëroi gjithashtu se të enjten në Kuvend do të votohet një marrëveshje për të investuar më shumë në konvikte.Lidhur me sulmet e protestuesve të dhunshëm ndaj Policisë, Balla tha se ‘gjaku i policëve është gjaku i shtetit’.“Pakti 2.0 për universitetin është tani. Ditën e enjte votojmë në Parlament një marrëveshje për të investuar më shumë në konvikte. Kushtet sot në konvikte as që krahasohen me kohën kur kemi qenë ne studentë. Gjithë këto dëme që janë bërë deri më sot, shkojnë përtej një investimi për korpusin e universitetit. Në mbledhjen e Grupit të PS ka pasur një mesazh prej kryeministrit, për të vijuar punën e Kuvendit në mënyrë të menjëhershme. Axhenda që lidhet me negociatat dhe me rolin e Kuvendit në këtë proces është shumë intensive. Ditën e enjte janë 3-4 ligje që kanë kaluar nga seanca e kaluar në këtë seancë. Afati i fundit që këto ligje të kalohen është fundi i këtij muaji. Thirrja ime është për dialog. Këtu janë vendosur karriget. Gjithçka është gati. Studentët duhet të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Grupi i PS dënon dhunën. Elementi thelbësor këtu është ngritja e dorës kundër Policisë së Shtetit. Sot protesta të ngjashme ka në shumë vende të Europës dhe botës. I vetmi dallim është që nëse në Francë ¾ të lënduar janë protestues, në Shqipëri 2/3 nga ata që janë lënduar janë punonjës policie. Gjaku i policëve është gjaku i shtetit. Nuk duhen lënë që fëmijët të përdoren si mish për top nga axhenda nga jashtë. Lajmi i mirë sot është që në të gjitha shkollat po bëhet mësim. Nuk është pedagog Jamarbër Malltezi”, tha mes të tjerash Balla. R.Xh/Shqiptarja.com Share A.C/P.J/Shqiptarja.com TAG: kryesia e kuvendit deputetët grupi parlamentar i ps edi rama PS protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.8 / 5 (5 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento qytetari: 20/10/2026 15:42 Po ctakime te bejne ata te mjeret. ti ua ke dhene manadatin. Ata jane te punesuar prej teje.. Nuk jane me mandate t emepareshem ku deptutetet e fitonin realisht me pune mandatin dhe takonin cdo votues ne zone. Tani ti dhe sali efendiu i keni bere me emerime e me lista keto pune. Asa ata te tute sdine te lidhin nje mendim si Zeqineja. Te duket sikur i flet deputeteve me kapacitete sic ishin ata nga 92 e deri ne 2008 por perballe ke capaculat qe ke vene vete... Përgjigju Or tej: 20/10/2026 14:50 Te filloje urgjentisht autokritika nga Tao maloku i librazhdit e deri tek socialisti me i fundit or teeeejjjjj Përgjigju Dori: 20/10/2026 14:20 Ore Populli po kerkon njezeri te ikesh ti. Apo do fillosh te rrafesh dhe deputetet e tu? Ik ore, ik! Mos na co mbrapa me kohen se as Evropa nuk na duhet nqs vjen me ty e me Agaset e Hysenet e tu. Ik Përgjigju ada: 20/10/2026 13:50 le te provojn te dalin se ne kosh do perfj Përgjigju Mona: 20/10/2026 12:13 Dialogu e vetmja rruge demokratike per te gjetur zgjidhje per cdo lloj problemi. Mos te biem pre e dhunes, anarchise dhe kaosit te krijuar kryesisht nga non grata Berisha. I kemi pare rregullisht perpjekjet e tij per te penguar vendin te ece perpara... mos te lejojme perseritjen e 1997, 21 janarit, gerdecit...POPULLI TE MARE NE DORE FATIN E VENDIT TE TIJ. Nuk eshte populli qe shkateron por vetem non grata qe do destabilitet dhe pushtetin me force... Presidenti te jeté garant i KUSHTETUTES: pushteti vetem me votent e popullit...Respekti per Policine e shtetit dhe sherim te shpejte te gjithe te demtuarve. Uroj nje stabilizim sa me shpejt dhe drejt Europes. Përgjigju Alba: 20/10/2026 11:02 Ore ky katundari Ku e gjen te drejten te vendose fatin e nje kombi duke mbrojtur policet po popullin qe ky me shok e kan vjedhur tradhetuar degjeneruar per 36 vite pse nuk i ka mbrojtur dhe ti mbroj Ky eshte per burg 35 vite aq sa kane vuajtur Shqipetaret

Ky e di veten pronar te Shqipetareve

Na solli dhe mbron Agenden Lgbt mbron te gjithe hajdutet qe kane vjedhur bashke me kete katranin dhe mbron ata qe tradhetojne Kombin tone duke mbrojtur Axhendat kunder moralit familjes dhe kultures tone eshte tradhetare

Burg dhe qeveri teknike pa keta monstra Përgjigju Arti: 20/10/2026 13:07 Turp per Taulant Yballen qe thote gjaku i policit, gjaku i shtetit!!! Po gjaku i femijeve, i rinise i kujt eshte o i paftyre?? Johhny: 20/10/2026 10:45 Arrestoni dhe te gjithe ata qe nxisin dhunen dhe mbylli profilet sociale. Duke filluar nga Arvina psikopatja e gjithe te cmendurit qe kane dale nga cmendina. Përgjigju Zanushi: 20/10/2026 10:43 Nje porosi kam per kete deputete qe i ka hip vetja ne qef por eshte akoma diletante dhe studente e shkolles se saliut:

Ne nje deklarate mos e permend kurre fjalen "populli", "keshtu do populli" etj, ti dhe asnje nuk e ke tagrin per te folur per "popullin". Edhe ne rastin me ideal kur ti ke shumice votuese, nuk mun te thuash "populli" sepse ti nuk perfaqson popullin, ti perfasqson nje pjese. Nqs do te kuptosh kur nje politikan eshte sharlatan mashtrues ose ne rastin me te mire thjesht amator qe flet pa kuptim, thjesht degjoje kur merr persiper te flasi ne emer te "popullit". Përgjigju Turi: 20/10/2026 09:42 ti rruni tocin ate te beni ju. bashke me keta qoftexhinjte qe komentojne me poshte Përgjigju Bernard: 20/10/2026 09:41 Une mendoj qe duhet ulur mosha e procedimit penal ne 9 vjec (edhe sipas profetit eshte ok) Përgjigju Arta: 20/10/2026 09:32 Ato qe djegin e shkaterrojne te marin ate qe meritojne Përgjigju lol: 20/10/2026 09:21 burg Përgjigju Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.7% Disi 3.3% Vota total: 8423 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?