Lajme Zone
EKSKLUZIVE/ Paracaktoi fatin e 8 tenderëve, SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun edhe për 6 lotet e Unazës së Madhe! I komunikohet akuza (VIDEO)
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

EKSKLUZIVE/ Paracaktoi fatin e 8 tenderëve, SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun edhe për 6 lotet e Unazës së Madhe! I komunikohet akuza (VIDEO)

Belinda Balluku paracaktoi fatin e të të gjithë tenderave të Unazës së Madhe në Tiranë. Ky është verdikti i Prokurorisë së Posaçme, e cila i ka komunikuar zyrtarisht këtë të premte statusin e të pandehurës ish zv. Kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës për tenderat e 6 loteve të mbetura, pasi më herët ishte marrë nën akuzë për lotin nr. 4 të Unazës dhe Tunelin e Llogarasë. Me këtë vendim t

Belinda Balluku paracaktoi fatin e të të gjithë tenderave të Unazës së Madhe në Tiranë. Ky është verdikti i Prokurorisë së Posaçme, e cila i ka komunikuar zyrtarisht këtë të premte statusin e të pandehurës ish zv. Kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës për tenderat e 6 loteve të mbetura, pasi më herët ishte marrë nën akuzë për lotin nr. 4 të Unazës dhe Tunelin e Llogarasë. Me këtë vendim të SPAK, ndaj Ballukut tashmë rëndojnë akuzat e shkeljes së barazisë në 8 procedura tenderimi gjithsej, që arrijnë një vlerë totale mbi 600 milionë euro. LEXO edhe...Vila 15 mln euro në Itali, Agron Shehaj kallëzohet në SPAK! Nuk deklaroi 4 mln € investim, as ndryshimin e sipërfaqes. Formalizoi miliona euro të tjera pa faktuar origjinën Balluku ishte njoftuar të paraqitej në SPAK rreth orës 10:00 aty ku e prisnin një grup të rinjsh protestues. Por vetë Balluku u paraqit me avokatin e saj rreth orës 14:00 të së premtes në SPAK. Përveç akuzave të reja, Ballukut iu komunikua edhe zgjatja me 3 muaj e hetimeve, njëjtë si dy ish-vartësve të saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi. Fillimisht Belinda Balluku u mor e pandehur 31 tetorin e vitit 2025 vetëm për tunelin e Llogarisë, tender me vlerë 190 milionë euro. Më pas SPAK njoftoi se e akuzonte zyrtarisht ministren e asaj kohe edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe, ndërkohë që vijonte hetimet për të gjithë këtë projekt madhor. Për të shtata procedurat tenderuese të Unazës së Madhe SPAK ka biseda të Belinda Ballukut me vartësit e saj, të gjetura kryesisht nga telefoni i kreut të ARRSH Ervis Berberi. SPAK thotë në dosje se nga provat ka rezultuar se Belinda Balluku, duke qenë në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, edhe pse formalisht kompetencat ia delegonte vartësve të saj, i ndiqte personalisht procedurat e tenderave, nga faza përgatitore, dorëzimin dhe vlerësimin e ofertave, e deri në momentin e lidhjes se kontratës me operatorët ekonomik fitues. Ndërkohë vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash, lidhur me dy tenderë me vlerë mbi 1 mln euro në kohën kur Balluku ishte drejtoreshë e Përgjithshme e “Albcontrol”. SPAK thotë se tenderat iu dhanë në shkelje një kompanie ndërtimi, dhe Balluku mori ryshfet një vilë në Dhërmi me vlerë 145 mijë euro, e cila është sekuestruar me vendim të GJKKO. Share -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. Ora 18:09 Balluku e pandehur edhe për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe, Tabaku: Kuvendi duhet t’i hapë rrugë drejtësisë, imuniteti nuk mund të bëhet mburojë për korrupsionin Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar pasi ish-numri 2 i qeverisë, Belinda Balluku u mor e pandehur edhe për shkeljet me tenderët e 6 loteve të tjera të Unazës së Madhe. Tabaku shkruan se Kuvendi duhet t’i hapë rrugë drejtësisë dhe asesi imuniteti parlamentar nuk mund të bëhet mburojë për korrupsionin. Tabaku thotë se nuk e kupton se çfarë pritet ende për të rikthyer në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut që t’i hapet rrugë arrestimit.“Nuk kuptohet se çfarë pritet ende për të rikthyer në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të ish-zëvendëskryeministres, kur bëhet fjalë për një vepër penale që, sipas SPAK, është përsëritur në tetë raste. Kjo nuk është një çështje e izoluar, por një model qeverisjeje. Ndërhyrjet në tenderët e Unazës së Madhe nuk ishin sporadike, por të programuara, duke i kthyer prokurimet publike në një mekanizëm qokash korruptive.Imuniteti parlamentar nuk mund të bëhet mburojë për korrupsionin. Përkundrazi, Kuvendi duhet t’i hapë rrugë drejtësisë që të veprojë pa pengesa. Një drejtësi e pavarur është një nga testet themelore të Shqipërisë në procesin e integrimit europian. Dhe drejtësia provohet pikërisht kur vepron mbi pushtetin, jo kur ndëshkon vetëm ata që nuk e kanë atë”, shkruan Tabaku. Share Ora 15:38 SPAK merr të pandehur Ballukun edhe për 6 lotet e Unazës së Madhe, Bardhi: Sot duhet të ishte me pranga në duar, por shëtit e lirë falë mbrojtjes nga Edi Rama Pasi SPAK i komunikoi Belinda Ballukut akuzën për shkelje të barazisë edhe në tenderët e 6 loteve të Unazës së Madhe - pasi më herët ishte marrë nën akuzë për lotin nr. 4 të Unazës dhe Tunelin e Llogarasë - kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, shkroi në rrjetet e tij sociale se sot ish-zëvendësryeministrja duhej të ishte me "me pranga në duar, por vazhdon të shëtisë e lirë, falë mbrojtjes politike të Edi Ramës dhe mosveprimit".Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:Duhet të ishte me pranga në duar, por vazhdon të shëtisë e lirë, falë mbrojtjes politike të Edi Ramës dhe mosveprimit, sipas nesh të pajustifikueshëm, të SPAK-ut. Belinda Balluku është marrë sot e pandehur për akuza të tjera që lidhen me abuzimet në ushtrimin e detyrës.Shtimi i akuzave zyrtare nga SPAK ndaj krahut të djathtë të Edi Ramës rikonfirmon edhe një herë se qëndrimi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për heqjen e imunitetit të saj parlamentar ka qenë i drejtë dhe i domosdoshëm. Një person që përballet me disa akuza për abuzim me miliona euro të Buxhetit të Shtetit dhe që po hetohet gjithashtu për korrupsion dhe pastrim parash nuk duhet të lejohet, të qëndrojë në liri sepse ekziston rreziku që të ndikojë mbi provat, të cenojë hetimet ose të intimidojë dëshmitarët.Ruajtja e standardeve të njëjta nga SPAK-u është një domosdoshmëri për të mos cenuar besimin e qytetarëve te drejtësia. Një drejtësi që nuk respekton parimin kushtetues të “barazisë së qytetarëve përpara ligjit” rrezikon të shndërrohet në një instrument selektiv, në vend që të garantojë drejtësi të barabartë për të gjithë.Një drejtësi që perceptohet se ndikohet nga vendimmarrja politike e mazhorancës nuk mund të konsiderohet as plotësisht e pavarur dhe as plotësisht e paanshme. Prandaj, SPAK-u duhet të zbatojë të njëjtat standarde për çdo zyrtar, pa përjashtim dhe pa privilegje politike. Share Ora 13:53 Belinda Balluku mbërrin në SPAK! GJKKO zgjati hetimet, Prokuroria i komunikon akuzën e shkeljes me tenderët për 6 raste të tjera (VIDEO) Ish-zv. kryeministrja Belinda Balluku sapo ka mbërritur në SPAK ku i është komunikuar akuza për shkeljen në 6 tenderë të tjerë vecc lotit 4 dhe Tunelin e Llogarasë, si dhe zgjatjen me 3 muaj të hetimeve.Përpara SPAK pati masa të shtuara sigurie, ndërsa deputetja refuzoi të bënte deklarata për mediat. Share Ora 11:34 ‘Bela-ja e pushtetit’, Ballukut pritet t’i komunikohet akuza për shkeljen në 6 tendera të tjerë, protestuesit grumbullohen para SPAK (VIDEO) Një grup protestuesish janë grumbulluar para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme pasi sot është thirrur ish-zv. kryeministrja Belinda Balluku, së cilës pritet t’i komunikohet akuza për shkelje në 6 tendera të tjerë veç lotit 4 të Unazës dhe Tunelit të Llogarasë.Ata mbajnë në duar pankarta kundër qeverisë, si edhe ndaj deputetes.“Bela-ja e pushtetit”, thuhet në një pankartë, kurse në një tjetër “Bela, vasalja e mretit, tregoji SPAK-ut, vjedhjen e buxhetit.”Policia po ndërhyn për largimin e protestuesve, por ata ua kthejnë se nuk po bëjnë asgjë të ndaluar.Kujtojmë se gjatë dy muajve protestë, një prej thirrjeve të vazhdueshme ka qenë “Arrestoni Ballukun.” Share P.J/SI.E./ReportTv.al GJKKO belinda balluku SPAK heton Ballukun spak Komento Komente Linda: 31/07/2026 17:45 Gazmend Bardhi kekrkon per Ballukun pranga te duart po dhe per ate vet kriminelin e Elbasanit duhen pranga te duart se ka akuz per vrasje per Gazin e Berishes!Tundin prangat per te tjeret se celsat e prangave te tyre i kane hedhur ne det drejetsia shqiptare! Përgjigju Beni: 31/07/2026 16:45 Edhe 3 muaj sa te mbaroj rama librin besa Përgjigju Sufllaqja: 31/07/2026 15:31 E me se nuk ka bere gje. Mos e ekzagjeroni. Populli patronazhist do edhe ta shkerdhesh edhe ta rrahesh, mban nuk ka problem. Përgjigju I lire: 31/07/2026 14:00 Ku jane akuzat per korrupsion?? Jane te njejta per lotet e tjera. Përgjigju Balli Kombetar: 31/07/2026 10:31 A ju dalt ne ball te gjitheve ishalla jarebilalemin o Amin Përgjigju Mbaje se te shpetoi: 31/07/2026 15:04 Me mire drejtesia e diktatures... Se kjo Palo drejtesi qe Po tall tr... me ne; gjoja duke I denuar hajdutet... Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 60.9% 100 bashki (PD) 15.5% 61 bashki (si sot) 23.6% Vota total: 537 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë?