Këshilli Kombëtar i Territorit është mbledhur këtë të enjte nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, ku në fokus të mbledhjes janë dhjetëra projekte të rëndësishme zhvillimi me ndikim në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
Sipas burimeve për CNA.al, gjatë mbledhjes po shqyrtohen dhjetëra kërkesa për leje zhvillimi, të cilat përfshijnë investime me vlera të konsiderueshme ekonomike. Projektet lidhen kryesisht me ndërtimin e infrastrukturës turistike, objekteve të banimit, zhvillimeve komerciale, si edhe investime të tjera strategjike.
Pritet që pas përfundimit të mbledhjes të bëhen publike vendimet e miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit, si dhe lista e plotë e projekteve që do të marrin miratimin përkatës./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

