Lajme Zone
EKSKLUZIVE/ Kush i shpëton fluturimit nga detyra?
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

EKSKLUZIVE/ Kush i shpëton fluturimit nga detyra?

Kryeministri Edi Rama në një dalje në media këtë të premte...

CNA ka bërë me dije se drejtorë të Përgjithshëm, rajonalë dhe lokalë kanë dhënë dorëheqjet.

Deri më tani janë dhënë qindra dorëheqje duke nisur nga drejtorë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, drejtorë të Ministrisë së Brendshme, drejtorë rajonalë, drejtorët e inspektorateve qendrore dhe lokale. Dorëheqje ka dhënë edhe drejtori i IKMT-së, Afrim Qendro.

Burime për CNA bëjnë me dije se dorëheqje kanë dhënë drejtori i Tatimeve, Ilir Binaj, Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, Drejtoresha e KESH, Viola Haxhiademi, drejtori i DPSHTRR, Kreshnik Bajraktari, Drejtori i Doganave Besmir Beja, Drejtori i Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Valdrin Pjetri.

Dorëheqjet përfshijnë edhe shëndetësinë, inspektoratin e Shëndetësisë.

Deri tani sipas VKM së përgatitur në Kryeministri në valën e dorëheqjeve nuk përfshihet Policia e Shtetit, Garda e Republikës dhe disa institucione të veçanta.

Pritet VKM për të parë kush i shpëton furtunës. Në disa drejtori reforma mund të jetë edhe më e thellë si në DPSHTRR ku kanë dhënë dorëheqjen të gjithë.

Dorëheqjet janë kërkuar për drejtorët e të gjitha niveleve në institucione./ CNA EKSKLUZIVE/ “Tërmet” poshtë karrigeve të ministrave, fluturojnë drejtorët

23 Tetor, 11:43 EKSKLUZIVE/ Furtunë në institucione, qindra dorëheqje

23 Tetor, 11:04 EKSKLUZIVE/ Valë dorëheqjesh në institucione

23 Tetor, 10:13 Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.