Lajme Zone
Ekskluzive/ Klodian Braho deklaroi në Këshillin e Sigurimit: Vlora Hyseni na doli gjatë hetimeve! Kreu i komanduar i SHISH: Deri tani s’kemi parë rrjedhje sekretesh që cenojnë sigurinë
PolitikëShqiptarja

Ekskluzive/ Klodian Braho deklaroi në Këshillin e Sigurimit: Vlora Hyseni na doli gjatë hetimeve! Kreu i komanduar i SHISH: Deri tani s’kemi parë rrjedhje sekretesh që cenojnë sigurinë

Faktin që Vlora Hyseni ra në rrjetën e SPAK rastësisht, teksa ishin duke hetuar dosjen e Ergys Agasit e ka konfirmuar edhe vetë drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Burime i kanë konfirmuar Report Tv se Klodian Braho ka deklaruar në Këshillin e Sigurimit se drejtuesja e SHISH nuk ka qenë robjekt hetimesh

Faktin që Vlora Hyseni ra në rrjetën e SPAK rastësisht, teksa ishin duke hetuar dosjen e Ergys Agasit e ka konfirmuar edhe vetë drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Burime i kanë konfirmuar Report Tv se Klodian Braho ka deklaruar në Këshillin e Sigurimit se drejtuesja e SHISH nuk ka qenë robjekt hetimesh por prokurorët e kanë hasur teksa ekzaminonin provat dhe ishin në ndjekje të çështjes tjetër. Burimi ka konfirmuar gjithashtu për Report Tv se gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, vetë drejtuesi i ri i SHISH, i komanduari Elvis Lila, i ka njohur të pranishmit me një verifikim në proces në Shërbim Informativ për mundësinë e rrjedhjes së dokumenteve sekrete, duke deklaruar se deri tani nuk ka rezultuar që asnjë dokument që cenon sigurinë kombëtare të ketë rrjedhur nga institucioni. Braho dhe Lila ishin në mbledhjen që zgjati 1 orë e 30 minuta në Pallatin e Brigadave. LEXO EDHE:SHISH dhe siguria kombëtare Në fund të mbledhjes me dyer të mbyllura, Presidenca në një njoftim deklaroi se hetimi i institucioneve është i rëndësishëm, por kur bëhet fjalë për institucione të ndjeshme kujdesi duhet të jetë i shtuar. “Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura dhe të respektohen nga të gjithë. Çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të sigurisë”, thuhet në njoftim. Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com TAG: vlora hyseni klodian braho keshilli i sigurise kombetare hetimet per grupin e agasit SHISH Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 2.6 / 5 (5 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento timi: 29/09/2026 08:41 amon shif njehere mos ju del nai prekarore e durrsit pa dashje mos i mbyllni syte, bjerini ballit Përgjigju Sondazhi i ditës:

26 Shtator, 18:15

Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54% Jo 38.9% Disi 7.1% Vota total: 3408 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?