Lajme Zone
Ekskluzive/ I dënuar me 26 vite burg për marrëdhënie seksuale në tentativë me një të mitur, ekstradohet nga Brazili Artef Leka! U kap nga policia federale në një lagje të pasur bregdetare
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Ekskluzive/ I dënuar me 26 vite burg për marrëdhënie seksuale në tentativë me një të mitur, ekstradohet nga Brazili Artef Leka! U kap nga policia federale në një lagje të pasur bregdetare

Artef Leka, i dënuar nga Gjykata e Shkodrës për "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur, mbetur në tentativë" është ekstraduar nga Brazli konfirmojnë burime për Report Tv.

Arratia e Artef Lekës ka përfunduar me ekstradimin nga Brazili drejt Shqipërisë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Leka, i dënuar nga Gjykata e Shkodrës për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur, mbetur në tentativë”, është sjellë në vend, 2 vjet pasi u arrestua në vendin e largët të Amerikës latine me qëllim ekstradimin në vendin tonë. Leka, sot 67 vjeç, ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës që në dhjetor të vitit 2021. Pasi nuk u gjet brenda Shqipërisë, në korrik të vitit 2023 u shpall në kërkim ndërkombëtar përmes njoftimit të kuq të Interpolit. Vetëm një vit më vonë, ai u kap në një qytet bregdetar të Brazilit të largët. LEXO EDHE:Lula da Silva përballë Flavio Bolsonaros, kush janë dy klanet rivale në zgjedhjet e Brazilit! Programet, përplasjet dhe ambiciet për pushtet Detaje për arrestimin e tij nga policia federale në vitin 2024 janë raportuar nga CNN Brasil dhe media lokale Paraíba Online, të cilat, pa publikuar emrin e Lekës dhe duke iu referuar policisë federale, shkruanin se shqiptari i arrestuar ishte i dënuar me 26 vjet burg për një krim seksual të kryer në vitin 2020. Sipas këtyre raportimeve, urdhri i arrestimit në Shqipëri ishte lëshuar në prill të vitit 2023, ndërsa kërkimi përmes Interpolit kishte nisur tre muaj më vonë. Arrestimi në Brazil për qëllim ekstradimin u krye mëngjesin e 8 tetorit 2024, në qytetin João Pessoa, kryeqyteti i Paraíbas, një shtet në verilindje të Brazilit, në bregun e Oqeanit Atlantik. Në atë kohë, shqiptari ishte 65 vjeç. Agjentët e Policisë Federale e gjetën në banesën ku qëndronte, në një pallat në Manaíra një lagje e pasur bregdetare. Lokalizimi i tij erdhi pas kërkimeve të Policisë Federale braziliane, e cila përfaqëson Interpolin në Brazil. Pasi u konfirmua vendndodhja e tij, gjyqtarja Cármen Lúcia e Gjykatës Supreme Federale lëshoi urdhrin për arrestimin e tij. Pas ndalimit, Leka u dërgua në Drejtorinë Rajonale të Policisë Federale, e cila njoftoi Gjykatën Supreme Federale për zbatimin e urdhrit. I gjithë procesi i ekstradimit ka zgjatur 2 vjet duke u finalizuar këtë fillim tetori,e konfirmuar tashmë nga burimet për Report Tv. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Brazil marredhenie seksuale me te mitur Artef Leka Shkoder ekstradim Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Tetor, 19:15

Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.9% Jo 20.7% Nuk e di 7.5% Vota total: 1621 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?