Arratia e Artef Lekës ka përfunduar me ekstradimin nga Brazili drejt Shqipërisë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Leka, i dënuar nga Gjykata e Shkodrës për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur, mbetur në tentativë”, është sjellë në vend. Leka, sot 67 vjeç, ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës që në dhjetor të vitit 2021. Pasi nuk ishte gjetur brenda Shqipërisë, në korrik të vitit 2023 ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar përmes njoftimit të kuq të Interpolit. Detaje për arrestimin në Brazil janë raportuar nga CNN Brasil dhe media lokale Paraíba Online, të cilat, pa publikuar emrin e Lekës, shkruanin se ai ishte dënuar me 26 vjet burg për një krim seksual të kryer në vitin 2020. Sipas këtyre raportimeve, urdhri i arrestimit në Shqipëri ishte lëshuar në prill të vitit 2023, ndërsa kërkimi përmes Interpolit kishte nisur tre muaj më vonë. LEXO EDHE:Lula da Silva përballë Flavio Bolsonaros, kush janë dy klanet rivale në zgjedhjet e Brazilit! Programet, përplasjet dhe ambiciet për pushtet Arrestimi në Brazil u krye mëngjesin e 8 tetorit 2024, në qytetin João Pessoa, kryeqyteti i shtetit Paraíba. Në atë kohë, shqiptari ishte 65 vjeç. Agjentët e Policisë Federale e gjetën në banesën ku qëndronte, në një pallat në Manaíra një lagje e pasur bregdetare. Lokalizimi i tij erdhi pas kërkimeve të Policisë Federale braziliane, e cila përfaqëson Interpolin në Brazil. Pasi u identifikua vendndodhja e të kërkuarit, gjyqtarja Cármen Lúcia e Gjykatës Supreme Federale lëshoi urdhrin për arrestimin e tij. Pas ndalimit, Leka u dërgua në Drejtorinë Rajonale të Policisë Federale, e cila njoftoi Gjykatën Supreme Federale për zbatimin e urdhrit. Ekstradimi drejt Shqipërisë, i konfirmuar tashmë nga burimet për Report Tv, vjen afro dy vjet pas arrestimit të tij në Brazil. Lajm në përditësim…. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/U.D/Shqiptarja.com TAG: ekstradim Shkoder Artef Leka marredhenie seksuale me te mitur Brazil Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Tetor, 19:15
Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 72% Jo 20.7% Nuk e di 7.4% Vota total: 1437 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?
