Lajme Zone
EKSKLUZIVE/ Cilat janë pasojat e vendimit në Hagë? I ftuar, Michael Martens
EkonomiSyri

EKSKLUZIVE/ Cilat janë pasojat e vendimit në Hagë? I ftuar, Michael Martens

Që prej orës 13:00 është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetet Berat dhe Kuçovë, si dhe në fshatrat përreth që furnizohen nga Ujësjellësi i Bogovës.

Që prej orës 13:00 është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetet Berat dhe Kuçovë, si dhe në fshatrat përreth që furnizohen nga Ujësjellësi i Bogovës. Sipas burimeve nga sh.a. Ujësjellës-Kanalizime Berat-Kuçovë, shkak i ndërprerjes është bërë çarja e tubacionit qendror të linjës kryesore të Bogovës, në fshatin Kakruk.Lexo edhe:Shtrenjtimi i tarifave 'zbraz' bankat e shkollave private, ku po shkojnë nxënësit Grupet e punës së sh.a. Ujësjellës-Kanalizime Berat-Kuçovë ndodhen në zonën ku ka ndodhur dëmtimi dhe po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë në Berat, Kuçovë dhe fshatrat përreth. Në lidhje me situatën e krijuar, një njoftim është publikuar edhe në faqen zyrtare të Facebook-ut të Bashkisë Berat, ku shpjegohet shkaku i ndërprerjes së furnizimit me ujë.