Mbledhja e sotme e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka shënuar herën e parë të diskutimit të reformës territoriale. Në një intervistë në ‘Studio Live’ në Report Tv, Erion Braçe zbulon për herë të parë këtë detaj, duke theksuar se po ndodh vetëm 3 ditë para votimit të reformës në Kuvend, që nuk e gëzon mbështetjen e tij. Ai shprehet se pavarësisht takimeve të herëpashershme të grupit, asnjëherë s’kanë marrë informacione lidhur me ndarjen e re territoriale, për të cilën sipas tij, s’ka pasur seriozitetin e duhur. LEXO edhe...Kandidatura për Tiranën, Braçe i palëkundur: Emri të dalë nga gara brenda PS! Nëse s’ndodh, do të ngre shtabe për të folur me socialistët "Mbledhja e parë e grupit parlamentar dhe është shumë vonë, 3 ditë para se të votohet, që kur ka filluar të diskutohet për reformën, hera e parë që bëhet një diskutim me grupin e PS. Jemi mbledhur disa herë dhe s’kemi marrë asnjë rresht informacion për këtë reformë. Më vjen keq, por mënyra si është organizuar ky diskutim lë shumë për të dëshiruar. Kjo është reforma, në thonjëza, më e rëndësishme, për gjithë mandatin dhe duhet të merrte seriozitetin, transparencën, pyetjet dhe përgjigjet e duhura e mos të liheshin në një ditë të vetme. Unë në grupin parlamentar s’kam mbajtur qëndrim timin personal. Unë jam deputet i Tiranës dhe prekem si qytetar dhe deputet, pavarësisht se nuk merret një bashki dhe të bashkohet, kur Tirana është e pacenueshme. S’kam asnjë interes personal, qëndrimet janë parimore. S’mundet të trajtohet në formë të tillë reforma më e rëndësishme e mandatit. S’mundet që 3 ditë para se të votohet në parlament, të ngrihet grupi parlamentar dhe ta diskutojë dhe në mbledhje të flasin vetëm 4 njerëz", tha Braçe. Deputeti shpjegon se nuk ka pasur studim mbi projektligjin nga Komisioni i Ekonomisë, informim të deputetëve si dhe janë shkelur parimet mbi të cilat qëndron reforma. "Vërejtja më e rëndësishme është, reformën e mbajnë në këmbë parimet, jo votat. Parimet lidhen drejtpërdrejt me interesat e njerëzve. pse janë shkelur? Pse nuk është i njëjti parim i zbatuar njësoj? Si mund të anashkalohet shkelja e parimeve të miratuara? Po mbajtëm ato do të mbajmë edhe këtë. S’është alibi kjo. As nevoja politike, as nevoja për vota. Nëse reforma është e drejtë dhe u qëndron parimeve, i ka votat aty. Kur parimet shkelen për të bërë qoka politike... ç’kuptim ka? Mbi ç’parim të kësaj reforme qëndron bashkia e Roskovecit në kufijtë që ka pasur? Unë kuptova që s’qenka përfundimtare, pas disa vitesh do të hyjmë po prapë", shprehet Braçe. Një përgjigje të qartë e pati për Taulant Ballën dhe fjalët e tij se kushdo që nuk e mbështet reformën, “duhet të shohë rregulloren." “Mua nuk më përjashton dot nga PS ky djali apo cilido tjetër që më ka gjetur në PS! Kam qenë atje kur kanë ardhur në PS! I kam mbështetur sa s’ka ku të shkojë më, janë bërë ministra dhe më tregojnë mua rregulloren!”, tha Braçe. Ndarja e re territoriale bie ndesh me disa ligje, vijon Braçe, pa e braktisur idenë e një reforme për t’iu përshtatur nevojave. Reforma duhet të përmirësojë qeverisjen dhe të delegojë më shumë kompetenca nga pushteti qendror te ai vendor. “Kur kalon funksioni apo kompetenca te bashkia, por nuk i buxheton, nuk delegon paratë e buxhetit të shtetit, si do të bëhen? Vetëm për rrugët rurale, vlera që këta kanë transferuar nga qeveria qendrore, nuk shkon as sa 40% nga manuali që përllogaritet nga mirëmbajtja. Nëse transferon funksione pa buxhete respektive, si do të funksionojnë? Jemi në një pikë që duhet të rregullohen funksionet me të cilat duhet të merren bashkitë dhe kjo bërja më e madhe e disa bashkive, e bën të vlejë këtë gjë. Unë kisha një pyetje dhe e bëra në grup se sot mungonte kryeministri, zv/kryeministri, 1/3 e deputetëve. I gjithë ky proces ka nevojë për qetësi, jo për hakërrime. Shikojeni te rregullorja se ç’do pësojnë këta! Ç’do pësoj unë? Është një reformë që duhet t’i mbetet këtij vendi dhe përmirëson qeverisjen. A është e gatshme qeveria të lëshojë pushtet nga pushteti që mban për ta lëshuar te pushteti vendor? A është gati ta lëshojë arsimin, burimet njerëzore, shërbimin shëndetësor, bujqësinë te pushteti vendor?”, tha Braçe. Reforma territoriale kërkon të paktën 84 vota që të mund të miratohet. Pas largimit nga grupi i Marjana Koçekut, socialistët numërojnë 82 vota, të cilave pritet t’u bashkëngjiten dhe 3 të deputetëve të partisë së Tom Doshit, por me këto numra, votat e Braçes dhe deputetit tjetër socialist, Vullnet Sinaj, i cili po ashtu e ka kundërshtuar reformën, bëhen vendimtare. Ora 20:03 Kandidatura për Tiranën, Braçe i palëkundur: Emri të dalë nga gara brenda PS! Nëse s’ndodh, do të ngre shtabe për të folur me socialistët Tirana ndodhet në muajin e saj më vendimtar lidhur me reformën territoriale, thotë Erion Braçe. Është pikërisht momenti kur Partia Socialiste mund të veprojë në dobi të qytetit dhe banorëve të tij, me seriozitetin e duhur.“Ky është muaj deciziv në gjykimin tim. Nëse do të kishte një rast që duhej mbledhur Kryesia e partisë, Asambleja e PS duhet të ishte kjo reformë. Mblidhen ata që duhet të informojnë deputetët, por që s’i kanë informuar. Nëse këta e kanë marrë seriozisht zgjedhjet, ky është muaji i fundit. Tirana është shumë e madhe, nis në Shëngjergj, do të shkojë në Rinas e Krrabë. Janë 1 milion banorë. Nëse duam që të bëhet diçka për Tiranën, është tani”, thotë Braçe në ‘Studio Live’ në Report Tv.Nga gara për kryetar nuk heq dorë, ashtu siç qëndron i palëkundur në qëndrimin se emri duhet të vijë me garë e jo me njoftim nga partia. Nëse kjo s’do të ndodhë, do të ngrejë shtabe në Tiranë ku do të bisedojë me socialistët për të zgjedhur kandidatin.“Kam muaj që them që socialistëve, por edhe qytetarëve të Tiranës, nuk u duhet njoftim nga PS për emrin e kandidatit. U duhet një proces i nisur nga PS që përfshin masën e gjerë që mendon se PS e ka fuqinë për ta përdorur PS si instrument për të bërë këtë qytet të mirëqeveriset. Kërkoj një proces me garë brenda që bën më të mirën për qytetarët, për të energjizuar mbi të gjitha PS, për ta bërë pjesë të vendimmarrjes çdo qytetar. Nëse s’ndodh kjo, do ta bëj unë. Si? Me shtabe. Jemi në një moment kur mua më duhet të flas me socialistët. Të ngre shtabe në të gjithë Tiranën me socialistë që mbështesin një proces demokratik për të zgjedhur më të mirin kandidat brenda PS. Mund të mos votohem unë, por duhet të jetë një proces që pranohet nga socialistët, të majtët dhe qytetarët. E kemi përvojën se çfarë ndodh kur merr vendime për ta, por pa i pyetur”, tha Braçe. Share Ora 19:49 ‘Territorialja’, Braçe kritika Ballës: Përgjegjësi e tij të organizonte diskutim gjithëpërfshirës, s’na informoi! Kërkoi ndjesë që s’u mblodh Komisioni i Ekonomisë Mungesa e diskutimeve të mëparshme të grupit të PS, për reformën territoriale, ndërkohë që pas 3 ditësh pritet të votohet në Kuvend, është përgjegjësi e kryetarit, shprehet Erion Braçe. Diskutimi i sotëm, për të cilin në ‘Studio Live’ në Report Tv, tha se është i pari që ndodh që prej momentit kur ka nisur të flitet për ‘Territorialen’ dhe nuk është organizuar më herët prej Taulant Ballës, ashtu siç duhej të ishte vepruar.Deputeti socialist shprehet se Komisioni i Ekonomisë nuk e ka diskutuar dhe kjo është pranuar edhe nga kryetari i grupit që ka kërkuar ndjesë.Erion Braçe: S’mundet që 3 ditë para se të votohet në parlament, të ngrihet grupi parlamentar dhe ta diskutojë dhe në mbledhje të flasin vetëm 4 njerëz.-Përse ndodh kështu?Erion Braçe: Duhet ta shpjegojë zotëria që nxorrët në insert. Është përgjegjësi e tij e drejtpërdrejtë si kryetar i grupit të PS për të organizuar një proces gjithëpërfshirës dhe të kishte brenda vetes deputetët. E para gjë lidhej me mënyrën e organizimit të diskutimit. E dyta, lidhet me të parën. Në dy kalendarë rresht, Komisioni i Ekonomisë duhet të studionte këtë projektligj. Shumica dërrmuese e kritereve që u diskutuan lidhen me ekonominë, edhe suksesi ose jo lidhet me ekonominë. Si mundet të jetë dy herë në kalendar dhe dy herë të hiqet? Të dyja u njohën si vërejtje të rëndësishme në mbledhjen e grupit, madje zotëria kërkoi ndjesë për Komisionin e Ekonomisë. Për çështjen e mbajtjes informuar të deputetëve dhe ndarjen e informacionit në kohë me banorët, u tha që është përgjegjësi e drejtuesve politikë. Si mund të vihet 3 ditë para se të votohet dhe pa vënë para deputetëve një copë letër? Këto janë përgjegjësi të këtij zotërisë!‘Kërcënimit’ të Taulant Ballës se kushdo që s’i bindet vendimit politik, duhet të shohë rregulloren, iu përgjigj prerë:“Mua nuk më përjashton dot nga PS ky djali apo cilido tjetër që më ka gjetur në PS! Kam qenë atje kur kanë ardhur në PS! I kam mbështetur sa s’ka ku të shkojë më, janë bërë ministra dhe më tregojnë mua rregulloren!”, tha Braçe.Hakërrimet s’kanë vend në këtë proces, u shpreh Braçe duke përmendur sërish rregulloren:“I gjithë ky proces ka nevojë për qetësi, jo për hakërrime. Shikojeni te rregullorja se ç’do pësojnë këta! Ç’do pësoj unë?”, tha deputeti. Share Ora 19:34 ‘Territorialja’, Braçe: Ka kohë boll për ta korrigjuar, t’i jepet fund centralizimit të pushtetit! Vërejtje kolegëve: Ç’na pengon, arroganca? Korrigjimi i pr.ligjit të ‘Territoriales’ përpara se ajo të votohet në Kuvend, në një kohë kur kjo parashikohet të ndodhë pas vetëm tri ditëve, është e vetmja rrugë që të arrihet drejt mirëqeverisjes vendore, shprehet Erion Braçe për ‘Studio Live’ në Report Tv.Në mbledhjen e sotme të grupit, deputeti ka mbajtur qëndrim kundër kësaj reforme ndaj së cilës ka pasur pikëpyetje nëse është thjesht ndarje territoriale dhe evidenton mungesën e delegimit të kompetencave në pushtetin lokal.“Ka kohë boll për ta korrigjuar dhe për t’i sjellë parlamentit një gjë që qëndron nga A te Zh. Ka kohë të mjaftueshme që qeveria qendrore të transferojë kompetenca dhe të drejta. Ka kohë boll për t’i bërë gjërat mirë dhe për të marrë më të mirën e mundshme nga kjo qeveri. Kërcënime brenda e jashtë PS kam marrë boll.Thelbi i gjithë kësaj gjëje nuk është harta, por mirëqeverisja e institucioneve. Janë institucione që krijohen me votë. I duhet dhënë fund këtij deformimi të madh që ne përqendrojmë pushtetet te niveli i lartë ose vendor dhe nuk delegohet në hallka”, u shpreh Braçe.Harta e re duhet t’u qëndrojë parimeve për t’iu përgjigjur interesit të njerëzve.“Detyra ime dhe besoj, edhe e kolegëve të PS është ta përdorin për të sjellë ndarjen administrativo-territoriale në parime. Çdo njësi e vizatuar në hartë të jetë mbi ato parime. Duhen dhënë garanci të plota që qeveria do të transferojë pushtet dhe funksione të qenësishme që i shërbejnë qytetarit”, u shpreh Braçe.Vërejtje pati edhe për kolegët e PS që janë të bindur se reforma s’duhet të votohet dhe nuk ka asgjë që t’i pengojë për të ndryshuar situatën.“Çfarë na pengon të jemi në kushte të tjera? A e kemi ne mazhorancën? A e kemi fuqinë politike? Çfarë na pengon? Arroganca, që këtë e kemi bërë ne dhe do ta votoni? Çfarë kuptimi ka kur aty vetë brenda nuk janë të bindur? Kur aty brenda janë të bindur që te pushteti vendor duhet të kalojnë të tjera kompetenca. E kuptoni që i gjithë jugu i vendit për të kërkuar veterinerin duhet të vijë në Vlorë? E kupton çfarë absurdi është? Mund ta di pse duhet ta mbajë këtë kompetencë Ministria e Bujqësisë? Pse legalizimet duhet t’i mbajë ASHK dhe jo bashkitë? Pse territorin duhet ta menaxhojë qeveria qendrore e jo pushteti vendor? Ky është thelbi, jo vizatimi i një harte. Thelbi që e bën vizatimin e një harte, reformë”, u shpreh deputeti. Share P.J/ReportTv.al taulant balla PS reforma territoriale Erion Braçe Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.2% Jo 22% Nuk e di 6.8% Vota total: 2353 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?
