Lajme Zone
Ekskluzive/ Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës
PolitikëCNA

Ekskluzive/ Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ekskluzivisht për ...

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ekskluzivisht për CNA ka reaguar pas daljes së ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, (thuajse të panjohur), Erjona Ismaili.

I pyetur nga CNA se cili ishte reagimi i tij pas deklaratës së ministres Erjona Ismaili, e cila tha se Ahmetaj duhet të gjente guximin për t’u përballur me drejtësinë, ish-zëvendëskryeministri tha për CNA se nuk e njihte. “Kush është kjo? Pse, ka një ministre me emër të tillë? Ekzistojnë të tillë? Sepse nuk e di në rast se ju e njihni si gazetar, po unë nuk e njoh", tha Ahmetaj për CNA. Në fakt, për të thënë të vërtetën, edhe për ne si gazetarë ministrja dukej totalisht e panjohur.

Më pas, pas këmbënguljes sonë për një përgjigje ndaj reagimit të ministres anonime të Ramës, Arben Ahmetaj tha: "Shprehini falënderimet e mia qyqes".

Pas mbledhjes së qeverisë, e pyetur nga gazetarët në lidhje me akuzat e Ahmetajt për trafikun e armëve, Ismaili deklaroi: “Zotëria, siç hedh llum ndaj punëve të qeverisë, të gjejë guximin dhe të vijë të përballet me drejtësinë”. Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në një intervistë ekskluzive për "Syri TV" pak ditë më parë bëri një sërë deklaratash të forta, që u përkthyen në akuza të rënda ndaj zyrtarëve të lartë në Shqipëri.

Ahmetaj ka deklaruar se posedon një audiopërgjim të janarit 2026 që zgjat tri orë ku flitet për trafik armësh, duke përmendur emra konkretë të lidhur me kryeministrin Edi Rama. “Bëhet fjalë për personazhin shumë të njohur në Shqipëri tashmë, Ron Yeffet. Është parë në Shqipëri në 2008 dhe ka një marrëdhënie të hershme me Ramën. Ka 3 pasaporta, shqiptare, amerikane, izraelite. Është personi që Rama i ka kërkuar t’i japë borxhin e Shqipërisë. Është i janarit 2026”, tha Ahmetaj. Ahmetaj u shpreh se bëhet fjalë për trafik armësh nga vendet e Afrikës, që paketohen në Shqipëri, ku nuk hezitoi të përmendte edhe emrin e ministrit aktual të Mbrojtjes, Ermal Nufi. “Audio-përgjimi do të ketë elementë të trafikut të armëve, nga Ermal Raketa (Nufi) Ermal raketa, u bë kryetar i bordit të Kayo-s dhe ministër i Mbrojtjes. Është pseudonimi që i bëjnë FA, kur kreu i organizatës i ka thënë: Ermal, ti po më zhgënjen. Ermali çohet në këmbë dhe i thotë: Unë për ty bëhem dhe raketë. Jemi duke folur për trafik armësh nga vendet e Afrikës, që paketohen në Shqipëri. Është trafik i pastër armësh. Nufi thotë se përdoren në zona konfliktesh aktuale"./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.