Lajme Zone
Ekonomia rritet me 3.71% në tremujorin e parë, Shqipëria mes vendeve me ritmin më të lartë në rajon, Malaj: Rritje që na afron me Europën
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ekonomia rritet me 3.71% në tremujorin e parë, Shqipëria mes vendeve me ritmin më të lartë në rajon, Malaj: Rritje që na afron me Europën

Ministri i Financave thotë se ekonomia u rrit me 3.71% në tremujorin e parë të vitit 2026, ndërsa ritmi mesatar i BE-së mbetet 0.7%.

Shqipëria regjistroi një rritje ekonomike prej 3.71% në tremujorin e parë të vitit 2026, duke u renditur në krye të vendeve të Ballkanit Perëndimor së bashku me Kosovën. Shifrat janë bërë publike nga ministri i Financave, Petrit Malaj, i cili thekson se ekonomia shqiptare po ecën me një ritëm më të lartë se mesatarja e rajonit dhe shumë mbi atë të Bashkimit Europian. Sipas statistikave të publikuara prej tij, Shqipëria ka lënë pas Serbinë, e cila ka shënuar rritje 3.20%, Maqedoninë e Veriut me 3.1%, Malin e Zi me 3.69% dhe Bosnjë-Hercegovinën me 1.9%. Mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor rezulton 3.30%, ndërsa ajo e Bashkimit Europian 0.7%. Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Malaj e lidhi këtë rezultat me politikat ekonomike të ndjekura nga qeveria, duke thënë se ato kanë mbështetur investimet, biznesin, punësimin dhe konsumin. Sipas ministrit, pritshmëritë janë që rritja ekonomike të përshpejtohet edhe në tremujorët e ardhshëm, e mbështetur nga turizmi, investimet dhe sektorët prioritarë. LEXO EDHE:Buxheti përballë ‘flakëve’, në dispozicion 88 mln euro! Tirana, Durrësi e Kukësi me fonde të mëdha, ‘vuajnë’ Vora e Vau Dejës! Malaj: Financimi është 13-fishuar në 7 vjet "Me 3.71% rritje ekonomike në tremujorin e parë 2026, Shqipëria renditet në krye të rajonit së bashku me Kosovën dhe shumë mbi ritmin mesatar të Bashkimit Europian prej vetëm 0.7%. Ky rezultat është dëshmi e një vizioni të qartë dhe politikave të qëndrueshme ekonomike, që po mbështesin investimet, biznesin, punësimin dhe konsumin. Dhe pritshmëritë janë edhe më pozitive: me vijimin e këtyre politikave dhe masave, performacës së turizmit, investimeve dhe sektorëve prioritarë, presim që rritja ekonomike të përshpejtohet në tremujorët e ardhshëm. Shqipëria dhe Kosova po udhëheqin ritmin e rritjes në rajon, ndërsa Shqipëria po ngushton me shpejtësi distancën me Europën. Më shumë rritje, më shumë mundësi, më pranë Bashkimit Europian" shkroi Malaj në rrjete sociale. Share U.D/Shqiptarja.com TAG: rritja ekonomike ballkani perendimor ekonomia shqiptare Petrit Malaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.9% Shoqëria 25.4% Social media 16.7% Vota total: 3053 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?