Lajme Zone
Ekonomia rritet me 3,61% në tremujorin e dytë, INSTAT: 70% vjen nga administrata dhe taksat! Ibrahimaj: 'Pasqyra e Çmimeve' me 160 produkte del në tetor, listë me çmime fikse për 3 muaj! (VIDEO)
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ekonomia rritet me 3,61% në tremujorin e dytë, INSTAT: 70% vjen nga administrata dhe taksat! Ibrahimaj: 'Pasqyra e Çmimeve' me 160 produkte del në tetor, listë me çmime fikse për 3 muaj! (VIDEO)

Ekonomia shqiptare u rrit me 3,61% në tremujorin e dytë të vitit 2026, por shifrat tregojnë se shtysa kryesore erdhi nga administrata publike, arsimi e shëndetësia dhe taksat neto. Vetëm këta dy zëra dhanë së bashku 2,51 pikë përqindje, ose rreth 70% të rritjes totale. Në të njëjtën kohë, bujqësia vijoi rënien, ndërsa konsumi i familjeve u rrit më shpejt se investimet. Sipas INSTAT, PBB-ja u rrit

Ekonomia shqiptare u rrit me 3,61% në tremujorin e dytë të vitit 2026, por shifrat tregojnë se shtysa kryesore erdhi nga administrata publike, arsimi e shëndetësia dhe taksat neto. Vetëm këta dy zëra dhanë së bashku 2,51 pikë përqindje, ose rreth 70% të rritjes totale. Në të njëjtën kohë, bujqësia vijoi rënien, ndërsa konsumi i familjeve u rrit më shpejt se investimet. Sipas INSTAT, PBB-ja u rrit me 3,61% në terma realë krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2025, ndërsa në raport me tre muajt e parë të këtij viti rritja ishte 0,80%. LEXO edhe...Turizmi/ Vetëm 2% më shumë të huaj në gusht, 2.4 mln vizitorë! Në 8 muaj, 9.4 mln turistë hynë në Shqipëri Kontributin më të madh mes degëve të ekonomisë e dha administrata publike, arsimi dhe shëndetësia, me 1,38 pikë përqindje. Vetë aktiviteti i këtij grupi u rrit me 12,14% në një vit. Taksat neto mbi produktet dhanë edhe 1,13 pikë përqindje, pasi u rritën me 8,45%. Të marra së bashku, administrata publike, arsimi e shëndetësia dhe taksat neto dhanë 2,51 pikë përqindje nga rritja totale prej 3,61%. Pas tyre vjen tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor, me rritje 5,53% dhe kontribut prej 0,98 pikë përqindje. Pasuritë e paluajtshme u rritën me 7,20% dhe kontribuuan me 0,36 pikë përqindje, ndërsa ndërtimi u rrit me 1,37% dhe dha 0,15 pikë përqindje. Bujqësia në rënie, konsumi ecën më shpejt se investimet Bujqësia, pyjet dhe peshkimi ranë me 2,29% krahasuar me një vit më parë dhe i hoqën 0,38 pikë përqindje rritjes së PBB-së. Në rënie ishin edhe aktivitetet profesionale dhe shërbimet administrative, me 2,17%, si dhe artet, argëtimi, çlodhja dhe aktivitetet e tjera të shërbimit, me 2,08%. Konsumi final i popullatës u rrit me 4,55% krahasuar me një vit më parë, ndërsa konsumi final i qeverisë me 4,15%. Formimi bruto i kapitalit fiks u rrit me një ritëm më të ulët, prej 1,76%. Në krahasim me tremujorin e parë të vitit, konsumi i popullatës u rrit me 0,82%, ndërsa formimi bruto i kapitalit fiks ra lehtë me 0,08%. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 9,78% në një vit, ndërsa importet me 7,55%. Nga një tremujor në tjetrin, importet u rritën me 4,25%, kundrejt rritjes me 2,33% të eksporteve. Ibrahimaj: Investimet e huaja 1,14 miliardë euro, 53,3% në prona Duke komentuar ecurinë e ekonomisë, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, tha se rritja prej 3,61% është në mesataren e rritjes tremujore të viteve pas pandemisë. “Në tërësi, ekonomia shqiptare u rrit me 3,612%, një ecuri në mesataren e rritjes tremujore gjatë gjithë viteve postpandemisë. Kemi pasur rritje të qëndrueshme dhe një konsolidim të mëtejshëm të stabilitetit makroekonomik. Kemi pasur zhvillime pozitive, zgjerim të kërkesës dhe ecuri pozitive të investimeve”, tha Ibrahimaj. Ministrja bëri të ditur se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 fluksi i investimeve të huaja direkte arriti në 1,14 miliardë euro, 50% më shumë se një vit më parë, ndërsa stoku arriti në 18,42 miliardë euro. Mbi gjysma e investimeve të huaja janë përqendruar te pasuritë e paluajtshme. Sipas Ibrahimajt, ky sektor zë 53,3% të investimeve, ndërsa flukse ka pasur edhe në sektorët financiarë dhe të sigurimit, tregti, energji, informacion dhe komunikacion. Ibrahimaj tha gjithashtu se borxhi është reduktuar me 5 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2025, nga 54% në 49%. Nga çmimet te strehimi, dy masat që pritet të nisin në muajt e ardhshëm Përtej shifrave të ekonomisë, Ibrahimaj dha edhe afate për dy nisma që lidhen drejtpërdrejt me shpenzimet e familjeve: “Pasqyrën e Çmimeve” dhe programin e ri të strehimit. Platforma “Pasqyra e Çmimeve” pritet të jetë online brenda 10-ditëshit të parë të tetorit dhe fillimisht do të përfshijë 160 produkte. Lista do të ketë produkte kryesore të shportës, ushqime dhe mallra që përdoren më së shumti nga familjet shqiptare. “Ne presim që në 10-ditëshin e parë të tetorit platforma të jetë live me një numër prej 160 produktesh. Jemi duke rakorduar me marketet kryesore listën finale të produkteve, e cila do të përbëhet nga produktet kryesore të shportës, ushqime dhe mallra që përdoren më së shumti nga familjet shqiptare”, tha Ibrahimaj. Krahas platformës, sipas ministres, po punohet me supermarketet dhe furnitorët për një listë produktesh që do të tregtohen për tre muaj me çmime fikse dhe me fitim minimal. “Jemi duke punuar gjithashtu me rrjetin e supermarketeve dhe furnitorëve me qëllim detajimin e një liste për të cilën ata kanë vendosur të tregtojnë për një periudhë 3-mujore, me çmime fikse dhe me fitim minimal. Të dyja këto do të jenë live brenda 10-ditëshit të parë të tetorit”, tha ministrja. Kreditë e buta dhe qiratë, thirrjet synohen në nëntor Një tjetër nismë për të cilën Ibrahimaj dha afat është programi i ri i strehimit. Aktualisht po finalizohen ndryshimet në ligjin për strehimin, ndërsa paralelisht po përgatiten aktet nënligjore që do t’i hapin rrugë thirrjeve për kreditë e buta me normë interesi të subvencionuar dhe programin e qirave. Sipas Ibrahimajt, programet e strehimit nuk do të synojnë vetëm kategoritë sociale, por do të zgjerojnë gamën e përfituesve te çiftet e reja, profesionistët e rinj që sapo kanë përfunduar shkollën dhe shtresa e mesme. “Politika jonë e strehimit ka qenë sociale, tani kemi rritur marzhin e të ardhurave që këto politika t’u dedikohen çifteve të reja dhe profesionistëve të rinj që sapo kanë përfunduar shkollën. Kemi rritur gamën e përfituesve të programeve të strehimit”, tha Ibrahimaj. Ministrja tha se synimi është që pas miratimit të ligjit në Parlament të hapen thirrjet, me shpresën që kjo të ndodhë brenda nëntorit. “Uroj që ligji për strehimin të miratohet në Parlament brenda mesit të nëntorit dhe menjëherë më pas do të shpallim thirrjet, uroj shumë brenda muajit nëntor”, tha Ibrahimaj. Për vitin 2027 qeveria ka paralajmëruar mbështetje për 4 mijë çifte të reja: 2 mijë kredi me interes zero për apartamente nën 60 mijë euro dhe 2 mijë kredi me interes 3% për apartamente mbi 60 mijë euro. Tavani i të ardhurave të çiftit është prezantuar në nivelin 280 mijë lekë. Për qiratë është parashikuar një skemë për 3 mijë përfitues, ku shteti do të subvencionojë 50% të qirasë për qira deri në 400 euro. Në shembullin e dhënë nga qeveria, për një qira prej 400 eurosh, shteti do të paguajë 200 euro. Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë... Ora 13:31 Nga kreditë me interes zero te subvencionimi i qirasë, Ibrahimaj jep afatin për programin e ri të strehimit: Thirrjet synojmë t’i hapim në nëntor (VIDEO) Thirrjet për programin e kredive të buta me normë interesi të subvencionuar dhe programin e qirave synohen të hapen brenda muajit nëntor. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, tha se aktualisht po finalizohen ndryshimet në ligjin për strehimin, ndërsa paralelisht po punohet edhe për aktet nënligjore që do t’i hapin rrugë zbatimit të programeve.Ministrja bëri të ditur se synimi është që ligji për strehimin të miratohet në Parlament brenda mesit të nëntorit dhe menjëherë pas tij të shpallen thirrjet."Ne jemi akoma duke finalizuar ndryshimet në ligjin për strehimin. Ky ligj pritet të miratohet brenda mesit të tetorit ndërkohë që ne jemi duke punuar paralelisht për aktet nënligjore që do t’i hapin rrugën thirrjes për programin e strehimit, kreditë e buta me normë interesi të subvencionuar dhe programit të qerave. Instrumenta të tillë janë përdorur dhe më parë. Politika jonë e strehimit ka qenë sociale, tani kemi rritur marzhin e të ardhurve që këto politika tu dedikohen çifteve të reja dhe profesionistëve të rinj që sapo kanë përfunduar shkollën. Kemi rritur gamën e përfituesve të programeve të strehimit. Të ardhurat që kemi marrë parasysh janë të ardhura mbi mesatare. Një çift që merr një pagë mesatare apo më të lartë se mesatarja.. pra i dedikohet jo vetëm shtresës në kategori sociale por edhje tek shtresa e mesme. Uroj që ligji për strehimin të miratohet në parlament brenda mesit të nëntorit dh emënjëherë më pas do të shpallim thirrjet, uroj shumë brenda muajit nëntor" tha Ibrahimaj. Për 2027 qeveria ka paralajmëruar mbështetje për 4 mijë çifte të reja duke ofruar 2 mijë kredi me interes zero për apartamente nën 60 mijë euro dhe 2 mijë kredi me interes 3% për apartamente mbi 60 mijë euro. Tavani i të ardhurave të çiftit është prezantuar në nivelin 280 mijë lekë. Për qiratë është parashikuar një skemë për 3 mijë përfitues, ku shteti do të subvencionojë 50% të qirasë, për qira deri në 400 euro. Në shembullin e dhënë nga qeveria, për një qira 400 euro, shteti do të paguajë 200 euro. Prioritet janë përmendur çiftet e reja dhe emigrantët që kthehen dhe plotësojnë kriteret Share Ora 13:12 Ibrahimaj flet për efektin e protestave: U lëkund besimi i biznesit, pati anulime në turizëm (VIDEO) Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, tha se protestat e muajit qershor ndikuan te besimi i biznesit dhe te ecuria e tij, duke sjellë edhe një nivel të lartë anulimesh në turizëm. Megjithatw, sipas saj, besimi i biznesit ka ardhur duke u rikuperuar“Sipas muajve ka pasur ndryshime në besimin e biznesit dhe konsumatorit, por pranë mesatareve historike. Ngjarjet që kanë ndodhur muajt e fundit, sidomos ato në qershor, kur protesta ishte në nivel numrash më të lartë, patën një ndikim te besimi i biznesit dhe ecuria e tyre, sepse gjatë qershorit ka pasur nivel të lartë anulimesh në turizëm. Pra, pa diskutim që në atë muaj ka pasur lëkundje të besimit të biznesit, i cili ka ardhur duke u rikuperuar”, tha Ibrahimaj. Share Ora 13:01 “Pasqyra e Çmimeve” del në tetor me 160 produkte, Ibrahimaj për Report TV: Listë me çmime fikse për 3 muaj (VIDEO) Platforma “Pasqyra e Çmimeve” pritet të jetë online brenda 10-ditëshit të parë të tetorit dhe në fazën e parë do të përfshijë 160 produkte. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, e pyetur nga Report TV, tha se po rakordohet me rrjetet kryesore të marketeve lista përfundimtare e produkteve që do të përfshihen në platformë.Sipas Ibrahimajt, lista do të përbëhet nga produktet kryesore të shportës, ushqimet dhe mallrat që përdoren më së shumti nga familjet shqiptare.“Sa i përket Pasqyrës, është një nismë e re që kemi ndërmarrë. Ne jemi duke punuar për të ndërtuar platformën, e cila është në fazat përfundimtare të përgatitjes. Ne presim që në 10-ditëshin e parë të tetorit platforma të jetë live me një numër prej 160 produktesh. Jemi duke rakorduar me marketet kryesore listën finale të produkteve, e cila do të përbëhet nga produktet kryesore të shportës, ushqime dhe mallra që përdoren më së shumti nga familjet shqiptare”, tha Ibrahimaj.Krahas “Pasqyrës së Çmimeve”, ministrja bëri të ditur se po punohet me rrjetet e supermarketeve dhe furnitorët edhe për një listë produktesh që do të tregtohen për tre muaj me çmime fikse dhe me fitim minimal.“Jemi duke punuar gjithashtu me rrjetin e supermarketeve dhe furnitorëve me qëllim detajimin e një liste për të cilën ata kanë vendosur të tregtojnë për një periudhë 3-mujore, me çmime fikse dhe me fitim minimal. Të dyja këto do të jenë live brenda 10-ditëshit të parë të tetorit”, tha ministrja. Share Ora 12:51 Investimet e huaja arrijnë 1,14 miliardë euro në 6 muaj, Ibrahimaj: 50% më shumë se vitin e kaluar, mbi 53,3% shkuan te pasuritë e paluajtshme (VIDEO) Në konferencën për shtyp ku prezantoi të dhënat e INSTAT për rritjen ekonomike të vendit në tremujorin e dytë të vitit 2026, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, deklaroi se fluksi i investimeve të huaja direkte ishte 50% më i lartë se një vit më parë por mbi gjysma e tyre shkuan në pasuritë e paluajtshme. Ajo bëri të ditur gjithashtu se borxhi është ulur me 5 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2025, nga 54% në 49%, ndërsa importet u rritën me 7,55% në tremujorin e dytë.“Importet kanë ardhur me rritje. Në tremujorin e dytë ato janë rritur me 7,55%. Të gjithë komponentët kryesorë kanë pasur ecuri pozitive. Borxhi, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2025, është reduktuar me 5 pikë përqindje, nga 54% në 49%. Sa u takon investimeve të huaja direkte, në 6-mujorin e parë të vitit 2026 kemi pasur një fluks prej 1,14 miliardë eurosh, ndërsa stoku ka arritur në 18,42 miliardë euro. Fluksi në këtë 6-mujor është 50% më i lartë se ai i vitit të kaluar”, tha Ibrahimaj.Investimet e huaja, sipas Ibrahimajt, janë kryesisht në sektorin e real estate, specifikisht në nivelin e 53.3%, Ndërsa sektorët e tjerë ku ka pasur fluks të investimeve të huaja janë ato financiarë, të sigurimit, tregtia, energjia, informacioni, komunikacioni. Sa u përket vendeve të origjinës, Ibrahimaj tha se Austria kryeson për fluksin e investimeve të huaja, me 121,9 milionë euro, ose 80% më shumë. Pas saj renditet Turqia me 111,6 milionë euro, ndërsa ndër vendet e tjera me flukse të larta investimesh përmendi Italinë, Holandën dhe Kosovën, me 88,7 milionë dhe 66,7 milionë euro respektivisht. Share U.D/ReportTv.al Instat Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.8% Jo 39% Disi 7.2% Vota total: 3540 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?