Lajme Zone
EKLIPSI I DIELLIT/ Nga ku dhe kur mund ta shihni në Shqipëri?
Të tjeraJOQ Albania

EKLIPSI I DIELLIT/ Nga ku dhe kur mund ta shihni në Shqipëri?

Sot, më 12 gusht 2026, qielli do të dhurojë një nga fenomenet astronomike më të veçanta të vitit. Eklipsi do të jetë total në disa zona të Evropës, përfshirë pjesë të Spanjës dhe Islandës, ndërsa në Shqipëri do të shihet si eklips i pjesshëm. Fenomeni pritet të jetë i dukshëm në vendin tonë në minutat para perëndimit të Diellit, afërsisht nga ora 19:29 deri rreth 19:47, në varësi të zonës.

Sipas të dhënave të publikuara në rrjet, pamjen më të fortë pritet ta ketë Shkodra, ku mbulimi maksimal llogaritet rreth 15.65% në orën 19:43. Në Kukës pritet rreth 12.2% në 19:41, në Lezhë rreth 12.1% në 19:41, ndërsa në Durrës 11.8% rreth orës 19:42. Në Tiranë kulmi pritet rreth orës 19:41, me mbulim rreth 9.83%. Më në jug fenomeni do të jetë më i dobët: Fier rreth 8.2%, Elbasan 7.45%, Vlorë 7.42%, Gjirokastër 3.02% dhe Korçë 2.49%. Edhe të dhënat astronomike të Timeanddate vendosin maksimumin në Tiranë rreth orës 19:41 dhe në Durrës rreth 19:42.

Qytetarët që duan ta ndjekin eklipsin duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të mos e shikojnë Diellin drejtpërdrejt me sy të lirë. NASA rekomandon përdorimin e syzeve të posaçme për eklips, që plotësojnë standardin ISO 12312-2, pasi syzet e zakonshme të diellit nuk ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme. Po ashtu, kamerat, dylbitë apo teleskopët duhet të kenë filtra të posaçëm diellorë.