RROGOZHINË - Për herë të parë në histori klubi i KF Egnatias ka kaluar në ruandin e dytë kualifikues të Champions League. Kampionët në fuqi të Shqipërisë e arritën këtë të mërkurën mbrëma pas fitores 6-1 në ndeshjen e kthimit kundër Petroclub, teksa një javë më parë ndeshja në Moldavi ishte mbyllur 1-1. Djemtë e trajnerit Nevil Dede dominuan rivalët dhe në ndeshjen e radhës do të gjejnë sllovenët e Celjes. Takimi nisi me gol që nga 'dhomat e zhveshjes'. Eneo Bitri shënoi për tanët që në minutën e dytë, përpara se Albanese në të 30-ën minutë të gjente golin e dytë. Në fundin e pjesës së parë Egnatias shënoi edhe golin e tretë me autogolin e Platica. Fraksioni i dytë kishte 'melodinë' e pjesës së parë. Yago shënoi për 4-0 pas asistit të Medeiros, ndërsa miqtë shkurtuan me Rotaru. Egnatia nuk ishte ndalur me kaq pasi në gjashtë minutat e fundit shënoi dy gola të tjerë, me autorë Bakayoko dhe Ildi Gruda. LEXO EDHE:Fushat e mbjella me luledielli në Sinaballaj të Rrogozhinës, Rama: Pasqyrojnë potencialin bujqësor dhe i shtojnë vlerë turizmit lokal (VIDEO) Më 21 korrik në Rrogozhinë vjen Celje, ndërsa sfida e kthimit për raundin e dytë kualifikues do të luhet më 28 korrik në Slloveni. Edhe nëse humbet në turin e dytë kualifikues të Champions League, Egnatia e ka të sigurt pjesëmarrjen në turin e tretë të Europa League dhe fazën play-off të Conference League (nëse eliminohet në Europa League). S.Dh/Shqiptarja.com TAG: Rrogozhine Tirane champions league egnatia Petroclub Nevil Dede Celje Komento Komente Sondazhi i ditës:
14 Korrik, 12:01
Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.6% Të gabuar 86% Nuk e di 3.4% Vota total: 3500 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?

