Lajme Zone
Egnatia nuk ia del në Irlandë/ Kampionia jonë “bie” jashtë fushe në Ligën e Europës
SportABC News Albania

Egnatia nuk ia del në Irlandë/ Kampionia jonë “bie” jashtë fushe në Ligën e Europës

Ndoshta nuk pritej kjo diferencë. Egnatia nuk ia doli dot në ndeshjen e parë të turit të tretë të Ligës së Europës luajtur në Irlandë, duke pësuar një humbje jo vetëm në shifra, por edhe në lojë.

Ndoshta nuk pritej kjo diferencë. Egnatia nuk ia doli dot në ndeshjen e parë të turit të tretë të Ligës së Europës luajtur në Irlandë, duke pësuar një humbje jo vetëm në shifra, por edhe në lojë.

Kampionia e Shqipërisë u mund 3-1 nga rivali Shamrok Rovers dhe do t’i duhet të fitojë me 3 gola diferencë në sfidën e dytë në Rrogozhinë në Ligën e Europës.

Të besuarit e trajnerit Nevil Dede shkuan në ishullin verior europian me bindjen se ishin të paktën të barabartë me kundërshtarin, në mos superiorë, pasi u eliminuan nga Champions vetëm me penallti nga Celje e Sllovenisë. Gjithsesi, realiteti ishte ndryshe. Vendasit luajtën më mirë dhe shënuan të parët, Bërk me penallti.

Sidoqoftë, ekipi shqiptar barazoi që në pjesën e parë në 41’, me golin që fillimisht iu dha lojtarit tonë Haime, por që pastaj u saktësua si autogol.

Pas pushimit, irlandezët shënuan dy herë brenda dy minutave duke fituar ndeshjen. Pikërisht pjesa e dytë e ndeshjes bëri diferencën dhe Shamroku ishte dukshëm më lart, e mund të kishte shënuar edhe herë të tjera. Sfida e kthimit luhet në Arenën e Rrogozhinës në 13 gusht./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet egnatiairlandeliga e europpes