Lajme Zone
Egjipti zbulon rezervuar të ri gazi në Mesdhe, vlerësohet se përmban rreth 200 miliardë metra kub
EkonomiBalkanWeb

Egjipti zbulon rezervuar të ri gazi në Mesdhe, vlerësohet se përmban rreth 200 miliardë metra kub

Egjipti ka njoftuar zbulimin e një rezervuari të ri të gazit natyror në Detin Mesdhe, ku vlerësimet paraprake flasin për rreth 200 miliardë metra kub gaz. Zbulimi është bërë në pusin eksplorues “Nasim-1X”, në zonën e koncesionit Taiba.

Egjipti ka njoftuar zbulimin e një rezervuari të ri të gazit natyror në Detin Mesdhe, ku vlerësimet paraprake flasin për rreth 200 miliardë metra kub gaz. Zbulimi është bërë në pusin eksplorues “Nasim-1X”, në zonën e koncesionit Taiba. Lajmi u konfirmua nga Ministria egjiptiane e Naftës dhe Burimeve Minerale, e cila bëri të ditur se shpimet dhe vlerësimet paraprake kanë identifikuar një shtresë që përmban gaz, me trashësi neto rreth 15 metra. Sipas ministrisë, shtresa ka karakteristika të veçanta gjeologjike dhe petrofizike, ndërsa studimet teknike dhe analizat e rezervuarit janë ende në proces. Ekspertët po punojnë për të përcaktuar sasinë e gazit që mund të nxirret, kapacitetin e mundshëm të prodhimit ditor dhe nëse shfrytëzimi i rezervuarit do të jetë ekonomikisht i leverdishëm. Autoritetet në Kajro shpresojnë se zbulimi do të ndihmojë në rritjen e prodhimit vendas të gazit natyror dhe në uljen e varësisë së vendit nga importet, në një kohë kur siguria e furnizimit me energji mbetet një çështje e rëndësishme për ekonominë egjiptiane. Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur se kur mund të nisë prodhimi. Përpara këtij hapi, duhet të përfjnë studimet përfundimtare për vlerësimin e rezervave dhe qëndrueshmërinë tregtare të projektit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb