Tensionet në protestë kanë përshkallëzuar, ndërsa Policia ka nisur shoqërimet e protestuesve. Mes pamjeve që po qarkullojnë, një student shihet teksa merret zvarrë nga efektivët, ndërsa në një moment goditet edhe me shpulla pas koke.
Në vend që protesta të shoqërohet me garantimin e të drejtës për të kundërshtuar dhe për të ngritur zërin, pamjet ngrenë pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si po trajtohen protestuesit nga uniformat blu.
Një student i tërhequr zvarrë dhe i goditur me shpulla pas koke është një pamje që kërkon shpjegime. Çfarë rreziku paraqiste i riu dhe a ishte e nevojshme një ndërhyrje e tillë?
Shoqërimet dhe çdo pretendim për përdorim të tepruar të forcës duhet të sqarohen, ndërsa përgjegjësia për veprimet e efektivëve nuk mund të mbetet pa përgjigje.
Protesta mund të sjellë tensione, por kjo nuk e bën të pranueshme çdo mënyrë ndërhyrjeje. Pamjet kërkojnë transparencë dhe sqarim për mënyrën se si u trajtua studenti.
