Ministria e Shëndetësisë ka dhënë përditësime lidhur me personat e lënduar në protestën e pestë studentore në Tiranë.
Sipas informacioneve, ditën e djeshme 65 persona janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, nga të cilët 37 ishin efektivë, 24 protestues, 4 kalimtar, përfshirë një i mitur.
Bëhet po ashtu me dije se në Spitalin Universitar të Traumës janë ende 12 persona.
Ndërkohë në 5 ditë janë lënduar 272 persona nga të cilët: 169 punonjës të Policisë, 82 protestues dhe 21 kalimtarë. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

