Qysh para se të krijohej Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale e deri më sot, kam shkruar disa artikuj rreth ndarjes së re territoriale. Kjo, nisur nga fakti se në dy dekadat e fundit kam drejtuar dhjetra sondazhe në terren, që më kanë bërë t’i analizoj me hollësi të gjitha krahinat e vendit nga pikpamja demografike, gjeografike, ekonomike, arsimore dhe politike (në funksion të ndërtimit të kampionëve statistikorë sa më përfaqësues). Në këtë shkrim do të bëj një përmbledhje të gjithë shkrimeve të mëparshme, duke dalë me sugjerime konkrete për bashkitë e vogla që mendoj se duhet t’u përngjiten të mëdhave (hartën e tyre kuptohet që do ta vendosë Kuvendi në vjeshtë, pavarsisht se çfarë mendoj unë apo të tjerë që mendojnë ndryshe nga unë). LEXO edhe...‘Territorialja’ bllokon seancën, rrëzohet kërkesa e PD për zgjatjen e afatit! Opozita zapton foltoren, Bardhi i hedh ujë Ramës! PS kalon direkt në votim (VIDEO+FOTO) Le ta fillojmë nga Veriu. Bashkia e vogël e Fushë-Arrëzit duhet t’i përngjitet Pukës, sepse nuk përmbush kritere si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj. Edhe nga pikpamja historike apo gjeografike nuk ka ndonjë arsye pse të mbetet si bashki më vete. Bashkia e vogël e Hasit duhet t’i përngjitet Kukësit, sepse nuk përmbush kritere si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj. Edhe nga pikpamja historike apo gjeografike nuk ka ndonjë arsye pse të mbetet si bashki më vete. Bashkia e vogël e Klosit duhet t’i përngjitet Matit, sepse nuk përmbush kritere si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj. Edhe nga pikpamja historike apo gjeografike nuk ka ndonjë arsye pse të mbetet si bashki më vete. Bashkia e vogël e Bulqizës duhet t’i përngjitet Dibrës, sepse nuk përmbush kritere si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj. Edhe nga pikpamja historike apo gjeografike nuk ka ndonjë arsye pse të mbetet si bashki më vete. Duke zbritur në Shqipërinë e Mesme, bashkia e vogël e Vorës duhet t’i përngjitet Kamzës, sepse nuk përmbush kritere si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj. Edhe nga pikpamja historike apo gjeografike nuk ka ndonjë arsye pse të mbetet si bashki më vete. Bashkia e vogël e Rogozhinës duhet t’i përngjitet Kavajës, sepse nuk përmbush kritere si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj. Edhe nga pikpamja historike apo gjeografike nuk ka ndonjë arsye pse të mbetet si bashki më vete. Duke zbritur poshtë Shkumbinit, bashkia e vogël e Belshit duhet t’i përngjitet Cërrikut, sepse nuk përmbush kritere si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj. Edhe nga pikpamja historike apo gjeografike nuk ka ndonjë arsye pse të mbetet si bashki më vete. Bashkia e vogël e Prrenjasit duhet t’i përngjitet Librazhdit, sepse nuk përmbush kritere si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj. Edhe nga pikpamja historike nuk ka ndonjë arsye pse të mbetet si bashki më vete. Sa i përket gjeografisë, përkohësisht, përngjitja përbën problem, sepse duhet një orë të udhëtosh nga Prrenjasi në Librazh. Sidoqoftë, me përfundimin e autostradës, distanca mund të përshkohet për 15-20 minuta. Bashkia e vogël e Divjakës duhet t’i përngjitet Lushnjës, sepse nuk përmbush kritere si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj. Edhe nga pikpamja historike apo gjeografike nuk ka ndonjë arsye pse të mbetet si bashki më vete. Bashkitë e vogla të Patosit dhe Roskovecit duhet t’u përngjiten Fierit, sepse nuk përmbushin kritere si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj. Edhe nga pikpamja historike apo gjeografike nuk ka ndonjë arsye pse të mbeten si bashki më vete. Bashkia e vogël e Dimalit duhet t’i përngjitet Kuçovës, sepse nuk përmbush kritere si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj. Edhe nga pikpamja historike apo gjeografike nuk ka ndonjë arsye pse të mbetet si bashki më vete. Bashkia e vogël e Poliçanit duhet t’i përngjitet Skraparit, sepse nuk përmbush kritere si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj. Edhe nga pikpamja historike apo gjeografike nuk ka ndonjë arsye pse të mbetet si bashki më vete. Bashkia e vogël e Maliqit duhet t’i përngjitet Korçës, sepse nuk përmbush kritere si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj. Edhe nga pikpamja historike apo gjeografike nuk ka ndonjë arsye pse të mbetet si bashki më vete. Bashkia e vogël e Memaliajt duhet t’i përngjitet Tepelenës, sepse nuk përmbush kritere si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj. Edhe nga pikpamja historike apo gjeografike nuk ka ndonjë arsye pse të mbetet si bashki më vete. Bashkia e vogël e Këlcyrës duhet t’i përngjitet Përmetit, sepse nuk përmbush kritere si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj. Edhe nga pikpamja historike apo gjeografike nuk ka ndonjë arsye pse të mbetet si bashki më vete. Bashkia e vogël e Libohovës duhet t’i përngjitet Gjirokastrës, sepse nuk përmbush kritere si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj. Edhe nga pikpamja historike apo gjeografike nuk ka ndonjë arsye pse të mbetet si bashki më vete. Bashkia e vogël e Selenicës duhet t’i përngjitet Vlorës, sepse nuk përmbush kritere si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj. Edhe nga pikpamja historike apo gjeografike nuk ka ndonjë arsye pse të mbetet si bashki më vete. Bashkitë e vogla të Delvinës dhe Finiqit duhet t’u përngjiten Sarandës, sepse nuk përmbushin kritere si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj. Edhe nga pikpamja historike apo gjeografike nuk ka ndonjë arsye pse të mbeten si bashki më vete. Sarandës mund t’i përngjitet edhe bashkia e vogël e Konispolit, por distanca e qendrës së saj nga Saranda përbën një problem gjeografik. Gjithashtu, ekzistencën si bashki më vete nuk e justifikojnë bashkitë në miniaturë Dropull dhe Pustec, por duke qenë bashki puro minoritare, mund të justifikohet vazhdimësia e tyre. Në qoftë se realizohen të gjitha përngjitjet e mësipërme, do të mbeten 41 bashki nga 61 që janë aktualisht. Edhe kuptohet që përngjitjet do të krijojnë bashki me sipërfaqe më të mëdha. Për këtë arsye, duhen fuqizuar dhe zgjeruar shërbimet që ofrojnë njësitë administrative brenda bashkive, në mënyrë që banorët e tyre të shërbehen sa më afër vendbanimit. SI.E./ReportTv.al Eduard Zaloshnja reforma territoriale Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64.1% I gabuar 27.9% Nuk e di 8% Vota total: 5877 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?

