Më 2025, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) në Shqipëri ishte 12 mijë dollarë për frymë. Por 28.5% e vlerës së tij shkoi në Thesarin e Shtetit në formën e tatimeve, taksave, akcizave, etj. Dhe kjo përbënte barrën mesatare fiskale të gjithë banorëve të vendit për vitin 2025. A ishte e lartë? A ishte e ulët? Krahasimi duhet bërë me një vend të ngjashëm me Shqipërinë në shumë drejtime. Dhe fqinji ynë verior, Mali i Zi, është vendi më i ngjashëm nga pikpamja gjeografike, historike, ekonomike dhe sociale. Për më tepër, të dy vendet janë në negociata të avancuara për antarësimin në BE. LEXO edhe...'Super taksë' për 40 mijë apartamente bosh në Tiranë! Qeveria rishikon ligjin e taksës së pronës, vilat në bregdet më shumë tatim! Brenda vitit referencat e reja Në mënyrë të veçantë, struktura e ekonomisë së Malit të Zi është shumë e ngjashme me të Shqipërisë, duke filluar nga turizmi deri te bujqësia. Gjithashtu, edhe fuqia blerëse e banorëve të të dy vendve është relativisht e përafërt. Në Mal të Zi, PBB-ja ishte vjet 14,8 mijë dollarë për frymë, nivel i ngjashëm me ne në shkallë botërore. Por 40.7% e vlerës së PBB-së malazeze shkoi në Thesarin e Shtetit – një barrë goxha më e rëndë kjo për banorët malazezë, krahasuar me banorët e Shqipërisë. Dhe le ti krahasojmë një nga një burimet e të ardhurave për Thesarin e Shtetit të të dy vendeve (shihni tabelën e mëposhtme). 1. Burimi kryesor për Thesarin e Shtetit në të dyja vendet ishte Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Por në Shqipëri, vetëm 8.6% e vlerës së PBB-së shkoi në Thesarin e Shtetit, ndërsa ana tjetër, në Malin e Zi kjo përqindje ishte plot 17%. Teorikisht, në Shqipëri duhej të ishte 20% (sa ç’ishte TVSH-ja standarde), dhe në Mal të Zi duhej të ishte 21% (sa ç’ishte TVSH-ja standarde). Sepse PBB-ja është thjesht Vlera e Shtuar gjatë një viti nga puna dhe investimet, teksa TVSH-ja është thjesht tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Por në praktikë, vende të ndryshme bëjnë përjashtime të ndryshme nga skema e TVSH-së. Në Mal të Zi këto përjashtime ishin shumë më të pakta se në Shqipëri – vetëm bizneset e vogla me xhiro vjetore nën 30 mijë euro përjashtoheshin nga skema e TVSH, si edhe disa investime specifike. Dhe sa më të pakta të jenë përjashtimet nga skema standarde e TVSH-së, aq më i ulët është evazioni fiskal… 2. Në të hyrat e Thesarit të Shtetit nga tatimi mbi fitimin dhe të ardhurat personale nuk kishte ndonjë diferencë domethënëse statistikore mes dy vendeve. 3. Struktura e akcizave dhe taksave doganore është e ngjashme në të dyja vendet, por jo kontributi i tyre në Thesarin e Shtetit. Në Shqipëri, përqindja e PBB-së që shkon në Thesarin i Shtetit nga akcizat dhe taksat doganore është vetëm 3%, ndërsa në Mal të Zi plot 5.7%. Meqë në të dyja vendet importet kanë peshë të ngjashme në ekonomi, duket se në Shqipëri ka evazion më të lartë fiskal në fushën e akcizave dhe taksave doganore… 4. Në Shqipëri përqindja e PBB-së që shkoi në Thesarin i Shtetit nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore ishte 6.7%. Ndërkohë, në Malin e Zi, vetëm nga kontributet për sigurimet shoqërore ishte 5.1% (atje shpenzimet shëndetësore për popullsinë mbulohen drejtpërdrejt nga buxheti i përgjithshëm i shtetit, e jo nga sigurimet shëndetësore). 5. Përqindja e PBB që shkoi në Thesarin i Shtetit shqiptar nga taksa/tatime të tjera ishte 4.9%, ku një zë i rëndësishëm ishte taksa e qarkullimit mbi karburantet. Në Malin e Zi, kjo përqindje ishte 7.2%, edhe pse atje nuk aplikohet taksa e qarkullimit mbi karburantet. Xh.K/ReportTv.al Eduard Zaloshnja paketa fiskale 2027 Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.9% Jo 40.9% Nuk e di 9.3% Vota total: 345 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?

