Lajme Zone
Edmond Sula, agjenti imobiliar që iu bë atentat në derën e shtëpisë
KulturëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Edmond Sula, agjenti imobiliar që iu bë atentat në derën e shtëpisë

Edmond (Ali) Sula, 50 vjeç, është personi që mbeti i vrarë në atentatin me armë zjarri të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, 13 korrik, në fshatin Bërxullë të Vorës. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10, në momentin kur 50-vjeçari ishte kthyer në banesë, kishte parkuar automjetin dhe po shkonte drejt derës së shtëpisë. Ai u qëllua me një plumb në shpinë dhe humbi jetën menjëherë në vendngjarje.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori dyshohet të ketë qëlluar nga një distancë prej rreth 50 metrash, nga një zonë fushore përballë banesës së viktimës. Nga mënyra e ekzekutimit, hetuesit dyshojnë se është përdorur një armë me precizion të lartë, si pushkë me dylbi ose snajper. Pas kryerjes së krimit, autori dyshohet se është larguar me automjet, ndërsa policia ka nisur kontrolle dhe po analizon kamerat e sigurisë në zonë për të identifikuar lëvizjet e tij.