Florian Coldea / Ish-shefi i shërbimit sekret rumun, i shkarkuar e i pandehur për korrupsion, pastrim parash e trafik droge, u punësua nga Rama në 2017 me 7000 euro në muaj; e mbajti deri në maj 2024, kur shpërtheu skandali. Në mars 2026, Rama e riktheu në detyrë. Ndërkohë, shefja e SHISH-it, Vlora Hyseni, është në arrest shtëpie për të njëjtat shkelje... Në prill 2024, u zbulua skandali i Edi Ramës, që vërtetoi emërimin këshilltar të tij të jashtëm për sigurinë kombëtare të Shqipërisë të ish-shefit të shërbimit sekret të Rumanisë, Florian Coldea.
Në dokumentin me nr. 3888/2, datë 11 shtator 2023, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, pranoi se kryespiuni rumun, Florian Coldea, vazhdonte të ishte i punësuar këshilltar i jashtëm i kryeministrit Edi Rama për sigurinë kombëtare. Sipas strukturës organike të Kryeministrisë, rezultoi se Florian Coldea ishte emëruar këshilltar i kryeministrit Edi Rama në muajin tetor 2017 - maj 2024, me pagë mujore 7000 euro.
U mendua se, pas zbulimit të skandalit, Edi Rama e kishte larguar nga detyra ish-shefin e shërbimit sekret të Rumanisë, Florian Coldea, dhe kishte shkëputur lidhjet me të, madje çështja u la në heshtje dhe nga organet hetimore të drejtësisë.
Por një informacion i ardhur në "Pamfleti" nga burime brenda një agjencie të sigurisë ka bërë me dije se Edi Rama nuk i ka shkëputur lidhjet me ish-shefin e shërbimit sekret të Rumanisë.
Në mars 2026, Edi Rama e ka rikthyer Florian Coldean këshilltar të jashtëm informal për sigurinë; me aktivitet në distancë dhe nëpërmjet takimeve konfidenciale jashtë Shqipërisë.
Në momentin që Edi Rama e mori këshilltar të tij në muajin tetor 2017, Florian Coldea sapo ishte shkarkuar nga detyra e ish-zv/drejtorit të Parë të Shërbimit Sekret të Rumanisë (SRI) dhe ishte marrë i pandehur për korrupsion, nxjerrje e shitje të sekreteve të klasifikuara shtetërore, pastrim parash, lidhje me grupet e mafioze dhe përfshirje në trafik droge.
Sipas të dhënave, për ish-shefin e shërbimit sekret të Rumanisë, Florian Coldea, agjencitë shqiptare kanë raporte se, me statusin e këshilltarit të kryeministrit Edi Rama për sigurinë, ai ka bërë takime konfidenciale me ministra, deputetë dhe biznesmenë të fuqishëm në Shqipëri.
Madje u përfshi në biznese ndërtimi, imobiliare, energjie, shërbimesh marketingu, konsulence biznesi dhe menaxhimi, nëpërmjet kompanive "Strategic Sys SRL" e "Strategic Assets SRL", të lidhura me ish-gjeneralin rumun Dumitru Cocoru.
Ai përdori si ndërmjetës ish-këshilltarin e Edi Ramës, personazhin e dosjes "McGonigal", Dorjan Duçka, dhe rumunen Marina Pandarof, mikeshë e kryespiunit rumun Florian Coldea.
Ndërsa pas shkarkimit nga detyra, përjashtimit nga shërbimi sekret dhe marrjes të pandehur nga drejtësia në atë shtet, Florian Coldea u afrua nga Edi Rama në detyrën këshilltar i jashtëm për sigurinë kombëtare të Shqipërisë, ku qëndroi deri në muajin maj 2024, kur u bë publik skandali.
Por në muajin mars 2026, Edi Rama e ka rimarrë ish-shefin e shërbimit sekret rumun, Florian Coldea, këshilltar të jashtëm informal për sigurinë kombëtare, detyrë në të cilën vazhdon të jetë.
Ndërkohë, shefja e shërbimit sekret të Shqipërisë, Vlora Hyseni, është shkarkuar dhe është vënë në "Arrest shtëpie" nga SPAK e GJKKO, për të njëjtat shkelje të rënda që bëri në Rumani ish-shefi i shërbimit sekret Florian Coldea, të cilin Edi Rama e ka marrë përsëri këshilltar.
Në periudhën shtator 2021 - mars 2023, ish-Shefja e Shërbimit Sekret të Shqipërisë, Vlora Hyseni, dhe ish-Shefi i shërbimit sekret të Rumanisë, Florian Coldea, kanë qenë në të njëjtën zyrë në kabinetin e kryeministrit Edi Rama: njëra këshilltare e sigurisë me kohë të plotë, ndërsa tjetri këshilltar i jashtëm për sigurinë./Pamfletiflorian coldea Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike "Pula histerike", Rama fyen protestuesit: Vezët dhe jargët nuk më trembin 25 Shtator 2026, 16:5016:50Politike “Shqipëria u përket shqiptarëve”, Rama nga Nju Jorku: Slogan i turpshëm, epokë neonaziste 4.0 25 Shtator 2026, 16:4716:47Politike Çfarë dinë Agasi dhe Hyseni për Ramën? Çollaku: Kryeministri është i trembur 25 Shtator 2026, 16:2216:22Politike “15 mijë dollarë nata”, Koçeku ngre pikëpyetje për akomodimin e Ramës në New York: Kush e paguan faturën? 25 Shtator 2026, 16:1916:19Politike Vendimi i Speciales për ish-krerët e UÇK-së, Rama shpërthen ndaj SHBA: Tradhtuan Hashim Thaçin! 25 Shtator 2026, 16:1416:14Politike Lëvizjet e fundit të Ramës, shkarkon kreun e koncesioneve dhe çon Muzakën te Ministria e Brendshme 25 Shtator 2026, 16:0616:06Politike

