Lajme Zone
'Edi Rama është kokë më vete' Vuçiç: U vu nën presion për afrimin me Serbinë dhe Ballkanin e hapur, fuqitë e mëdha e preferojnë më shumë se mua
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

'Edi Rama është kokë më vete' Vuçiç: U vu nën presion për afrimin me Serbinë dhe Ballkanin e hapur, fuqitë e mëdha e preferojnë më shumë se mua

Në të njëjtën intervistë, Vuçiç komentoi me zemërim edhe bashkimin e partive shqiptare në Luginën e Preshevës që kanë vendosur të garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit. Lista bkryesohet nga Shaip Kamberi, të cilin Vuçiç e quajti një 'shqiptar të lig.'

“Tepër kokë më vete” dhe një politikan që nuk u përshtatet lehtësisht kërkesave të fuqive të huaja. Kështu e ka përshkruar Aleksandër Vuçiç kryeministrin shqiptar Edi Rama gjatë një interviste për televizionin serb Informer.2 ditë më parë Sipas Vuçiçit, Rama është më i preferuar se ai nga qarqe të caktuara ndërkombëtare, por sërish nuk shihet si një partner plotësisht i përshtatshëm për shkak të qëndrimeve të tij të pavarura. Sipas ish presidentit serb, afrimi me Serbinë dhe nisma Ballkani i Hapur ishte arsyeja pse Rama u përball me presione nga 'disa fuqi' që nuk dëshironin që vendet e rajonit të vendosnin vetë për bashkëpunimin mes tyre. Deklaratat u bënë gjatë një interviste të gjatë në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare, ku Vuçiç u pyet për integrimin europian të Shqipërisë. Vuçiç tha se Rama kishte qenë ndër drejtuesit që po përparonin në procesin e afrimit me Bashkimin Europian, por më pas ishte përballur me probleme dhe protesta. “Ka disa arsye. E para ishte se duhej të shkatërrohej Ballkani i Hapur. Duhej të largoheshin nga Serbia e kështu me radhë. Ballkani nuk duhet t'u përkasë popujve të Ballkanit, por disa fuqive të tjera. Edi Rama është tepër kokë më vete për të qenë sipas qejfit të tyre. A e preferojnë atë më shumë se mua? Po, e preferojnë më shumë se mua. Unë veproj krejtësisht sipas mendjes sime, prandaj njerëz si unë nuk i duan aspak. Edhe Ramën, megjithëse e respektojnë, nuk e duan shumë”, u shpreh Vuçiç. LEXO EDHE:‘Shkalla e Meritës’/ Rama prezanton platformën e re: Kemi si aleat Inteligjencën Artificiale, procese transparente për këdo që kërkon t’i bashkohet administratës Ai nuk identifikoi konkretisht fuqitë apo qarqet ndërkombëtare të cilave u referohej, por këmbënguli se nisma Ballkani i Hapur ishte kundërshtuar sepse synonte forcimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit pa ndërhyrjen e aktorëve të jashtëm. Ballkani i Hapur u lançua në vitin 2019 nga Rama, Aleksandër Vuçiç dhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, me synimin për të lehtësuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve mes vendeve të rajonit. Nisma u mbështet nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, por u kundërshtua nga Kosova, e cila argumentonte se bashkëpunimi rajonal duhej të zhvillohej vetëm në kuadër të Procesit të Berlinit. Me kalimin e kohës, Ballkani i Hapur humbi mbështetjen politike dhe praktikisht u la në hije nga Procesi i Berlinit dhe Plani i Rritjes i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor. Në të njëjtën intervistë, Vuçiç komentoi edhe zhvillimet politike në jug të Serbisë, ku për herë të parë partitë shqiptare kanë vendosur të garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit. Lista bashkon subjektet kryesore politike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe kryesohet nga Shaip Kamberi, me synimin për të përfaqësuar me një zë të vetëm interesat e shqiptarëve në parlamentin serb. Për këtë bashkim 'të armiqve të Serbisë' ai akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe faktorë të jashtëm për ndikimin e tyre me qëllim ndërkombëtarizimin e çështjes së Luginës së Preshevës. “Shikoni tani për zgjedhjet diçka që askush prej jush nuk e ka vënë re. Për herë të parë, partitë shqiptare janë bashkuar, sepse i ka bashkuar jo vetëm Kurti, por edhe të tjerë nga jashtë. Për herë të parë, të gjithë garojnë së bashku. Më të keqin dhe më të ligun mes tyre, Shaip Kamberin, e kanë vendosur në krye të listës, ndërsa dy të tjerët në vendin e dytë dhe të tretë. Pra, i kanë bashkuar të tri partitë për të ngritur çështjen e të ashtuquajturës Luginë e Preshevës. Ata mendojnë se do ta ngrenë këtë çështje përmes mercenarit të tyre, Joe wilson, të cilin e paguan Barjaktari, një mbështetës i Kurtit në Shtetet e Bashkuara. Është pikërisht ai me të cilin krenohen N1 dhe studentët e rremë këtu, duke cituar një mercenar klasik. Madje nuk do ta quaja as lobist, por një mercenar të drejtpërdrejtë të shqiptarëve, ashtu siç ishte Menendez, të cilit i referoheshin Marinika dhe Gjilasi, por që më pas u arrestua si hajdut dhe kriminel, sepse iu gjet gjithçka që i kishin dhënë shqiptarët atje. Nuk do të dalë kurrë nga burgu. Pra, një mercenar i tyre klasik. Përmes tij dhe të tjerëve në Europë do të përpiqen të ngrenë çështjen e Luginës së Preshevës. Këtu do t'i presin ambasadorë të ndryshëm, që do t'u thonë gjithfarë gjërash. Më kot që ne punojmë atje, që unë shkoj dhe u ndërtoj rrugë, që bashkëpunoj edhe me kryetarin e komunës së Bujanocit dhe me të tjerë. Përpiqem të bëj gjithçka dhe e shihni se nuk është kurrë mjaftueshëm. E shihni se ekziston një faktor i jashtëm që do të vazhdojë ta bëjë këtë. Vetëm të mos mendojnë se jam budalla. Nuk do t'ua lejoj”, deklaroi Vuçiç. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 15:32 E quajti 'më të rrezikshmin' mes shqiptarëve, Shaip Kamberi i përgjigjet Vuçiçit: Kërkoj vetëm barazi dhe të drejta, nuk më duhen lëvdatat e tua Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, i është përgjigjur deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili e cilësoi si "më të rrezikshmin" mes politikanëve shqiptarë, pas bashkimit të partive shqiptare në Luginën e Preshevës.Në një reagim publik, Kamberi tha se nuk ka kërcënuar askënd dhe se aktiviteti i tij politik ka qenë gjithmonë i përqendruar te kërkesa për të drejta të barabarta për shqiptarët, përfaqësim proporcional dhe zbatimin e marrëveshjeve që Serbia ka nënshkruar."“Personalisht, nuk kam thënë kurrë “100 për një”Gjatë një deklarimi në mediat serbe për rolin “armiqësor të OJQ-ve ndaj Serbisë Presidenti Vuciq më paska cilësuar si më të “keqin” ndër shqiptarët.Do të doja ta dija: Pse? Çfarë po i pengojka tek unë?A i pengon fakti që kam kërkuar që shqiptarët e Luginës së Preshevës të kenë të drejta të barabarta?A i pengon që kam kërkuar zbatimin e marrëveshjeve që Serbia vetë i ka nënshkruar?A i pengon që kam folur në Kuvend për diskriminimin, arsimin, gjuhën, përfaqësimin proporcional, zhvillimin ekonomik dhe fondet për komunat shqiptare?A i pengon që kam parashtruar në procedurë parlamentare Rezolutën për të drejtat e shqiptarëve?Apo i pengojnë kërkesat e vazhdueshme për ballafaqimin e Serbisë me krimet e luftës dhe gjenocidin në Srebrenicë.Dhe mbi të gjitha, pse e shqetëson kaq shumë fakti që shqiptarët janë bashkuar?Ne nuk jemi bashkuar kundër askujt.Jemi bashkuar për të përfaqësuar më mirë qytetarët që na kanë votuar.Por është legjitime të shtrohet një pyetje: a do të ishte më e përshtatshme për pushtetin që shqiptarët të ishin të përçarë, të garonin të ndarë dhe të mos kishin një zë të përbashkët në Parlament?Unë nuk dua të spekuloj për motivet e askujt. Por nëse bashkimi politik i shqiptarëve është ajo që sot shqetëson pushtetin, atëherë pyetja duhet t’i bëhet atij që shqetësohet.Çfarë i pengon Vuciçit te shqiptarët e bashkuar?Sa për mua personalisht, nuk kam thënë kurrë “100 për një”. Nuk kam kërcënuar askënd me hakmarrje në emër të kombit tim. Nuk kam kërkuar që për një shqiptar të vriten 100 tjerë.Prandaj, në vend që të më quajë “më të keqin”, presidenti mund të përgjigjet konkretisht: cila nga kërkesat e mia është antikushtetuese, cila është antidemokratike dhe cila është antievropiane?Sepse unë nuk kërkoj të drejta për shqiptarët duke ua mohuar ato serbëve.Kërkoj barazi, përfaqësim dhe respekt për të drejtat që u takojnë të gjithë qytetarëve.Kërkoj standarde që vet Vuçiq kërkon për serbët.Dhe nëse kjo është arsyeja pse unë jam “më i keqi”, atëherë OK le të mbetem më i keqi, nuk më duhen lavdatat e tij, por le të flasim për kërkesat konkrete dhe jo me etiketime”, shprehet Kamberi. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 15:13 Vuçiç akuzon Kurtin dhe kongresmenin amerikan për bashkimin e partive shqiptare në Luginën e Preshevës: Mendojnë se jam budalla por s'do ua lejoj! Për herë të parë, partitë shqiptare në Luginën e Preshevës do të garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare serbe të 25 tetorit në Serbi. Lista, e kryesuar nga Shaip Kamberi, bashkon subjektet kryesore politike të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me synimin për të siguruar një përfaqësim të përbashkët në parlamentin serb.Ky bashkim u kritikua ashpë rnga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë një interviste për televizionin Informer, ku akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe faktorë të jashtëm për ndikimin e tyre në krijimin e listës së përbashkët. Sipas ish presidentit serb, qëllimi i kësaj nisme është ndërkombëtarizimi i çështjes së Luginës së Preshevës në SHBA dhe në Europë e megjithatë, ai tha se nuk ka ndërmend ta lejojë një gjë të tillë. Ai hodhi akuza edhe ndaj kongresmenin amerikan Joe Wilson, duke e quajtur një mercenar klasik të shqiptarëve. “Shikoni tani për zgjedhjet diçka që askush prej jush nuk e ka vënë re. Për herë të parë, partitë shqiptare janë bashkuar, sepse i ka bashkuar jo vetëm Kurti, por edhe të tjerë nga jashtë. Për herë të parë, të gjithë garojnë së bashku. Më të keqin dhe më të ligun mes tyre, Shaip Kamberin, e kanë vendosur në krye të listës, ndërsa dy të tjerët në vendin e dytë dhe të tretë. Pra, i kanë bashkuar të tri partitë për të ngritur çështjen e të ashtuquajturës Luginë e Preshevës. Ata mendojnë se do ta ngrenë këtë çështje përmes mercenarit të tyre, Joe Wilson, të cilin e paguan Barjaktari, një mbështetës i Kurtit në Shtetet e Bashkuara.Është pikërisht ai me të cilin krenohen N1 dhe studentët e rremë këtu, duke cituar një mercenar klasik. Madje nuk do ta quaja as lobist, por një mercenar të drejtpërdrejtë të shqiptarëve, ashtu siç ishte Menendez, të cilit i referoheshin Marinika dhe Gjilasi, por që më pas u arrestua si hajdut dhe kriminel, sepse iu gjet gjithçka që i kishin dhënë shqiptarët atje. Nuk do të dalë kurrë nga burgu. Pra, një mercenar i tyre klasik. Përmes tij dhe të tjerëve në Europë do të përpiqen të ngrenë çështjen e Luginës së Preshevës.Këtu do t'i presin ambasadorë të ndryshëm, që do t'u thonë gjithfarë gjërash. Më kot që ne punojmë atje, që unë shkoj dhe u ndërtoj rrugë, që bashkëpunoj edhe me kryetarin e komunës së Bujanocit dhe me të tjerë. Përpiqem të bëj gjithçka dhe e shihni se nuk është kurrë mjaftueshëm. E shihni se ekziston një faktor i jashtëm që do të vazhdojë ta bëjë këtë. Vetëm të mos mendojnë se jam budalla. Nuk do t'ua lejoj”, deklaroi Vuçiç. U.D/Shqiptarja.com Share U.D/Shqiptarja.com TAG: aleksander vucic edi rama Open Balkans Shaip Kamberi Komente Komento Sondazhi i ditës:

8 Tetor, 11:03

PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 61.1% Jo 32.4% Nuk e di 6.5% Vota total: 2749 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?