Në protestën e 67-të kundër kryeministrit Edi Rama, një i ri iu drejtua qytetarëve dhe diasporës shqiptare, duke vlerësuar solidaritetin dhe mënyrën paqësore të organizimit të protestave. Ai deklaroi se shqiptarët në diasporë janë shembull i punës, ndershmërisë dhe angazhimit qytetar. “Shqiptarët kudo në diasporë janë heronj, punëtorë dhe njerëz të ndershëm. Ne kemi luftuar gjithmonë drejtësisht, paqësisht. Jemi një komb që merr zjarr, jemi krenarë. Shqiptarët janë krenarë,” u shpreh ai.
Duke folur për protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve, ai tha se qytetarët kanë treguar solidaritet dhe përgjegjësi. “E kemi treguar në mënyrën se si tregojmë solidaritet, në mënyrën se si protestojmë. Këtu bëheshin protesta të dhunshme. Shikoni ku jemi sot. Jemi të gjithë të bashkuar me flamuj, dashamirësi dhe besim se Shqipëria meriton më shumë,” tha ai.
I riu theksoi se protestat kanë vijuar prej 67 ditësh dhe se qytetarët vazhdojnë të jenë të pranishëm me shpresën për ndryshim.
“Shqiptarët kudo në diasporë janë heronj, punëtore njerëz të ndershëm. Ne kemi luftuar gjithmonë drejtësisht, paqësisht. Jemi një komb që merr zjarr shumë, jemi krenarë. Shqiptarët janë krenarë…E kemi treguar, në mënyrën se si tregojmë solidaritet, në mënyrën se si protestojmë. Këtu bëheshin protesta të dhunshme…Shikoni ku jemi sot. Jemi të gjithë të bashkuar me flamuj, dashamirësi e besim se shqipëria meriton më shumë. 67 ditë që protestojmë, zgjohemi çdo ditë se ndoshta do ia arrijmë një qëllimi, përpiqemi me dashuri e qytetari..Polikanët ta kuptojnë sepse edhe sikur zvarrë të vijnë në këtë shesh do mbajmë kryet lartë…Edhe sikur pesë veta të vinë në shesh, do jenë qytetarë europianë intelektualë…Edhe sikur një person të vijë, ai person është për t’u dëgjuar. Ju kemi dëgjuar, kur na shani, dhe kur se si pa shtyllë kurrizore, gënjeni e mashtroni. Thirrje edh Diasporës dhe të gjithë qytetarëve, eja në protestë”, tha ai riu në protestën kundër Ramës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
