Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë ditës së sotme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare e kalimtare, por pa reshje shiu. Temperaturat do të jenë në rritje, duke sjellë një tjetër ditë të ngrohtë në të gjithë vendin.Lexo edhe:Në Korçë rasti i parë me virusin e Nilit! Në Maqedoninë e Veriut shkaktoi 3 të vdekur Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje, me shpejtësi rreth 7 m/s. Në bregdet, zonat malore dhe lugina, era pritet të fitojë herë pas here shpejtësi deri në 14 m/s. Në zonat bregdetare, valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.

