Ministria e Infrastrukturës dhe e Transportit njoftoi se të hënën (3 gusht) do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet me mbi 20 tonë.Vendimi u mor bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave. “Në autoudhë kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë.Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi lejohet pa kufizime.Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.Lusim operatorët dhe ngasësit që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar”, thuhet në njoftim të kësaj ministrie. /Telegrafi/

