Lajme Zone
Edhe pedagogët u bashkohen studentëve në protestë! Kryemadhi poston pamjet, Enkeljeda Olldashi pranë të rinjve, ndjehet keq nga gazi lotsjellës
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Edhe pedagogët u bashkohen studentëve në protestë! Kryemadhi poston pamjet, Enkeljeda Olldashi pranë të rinjve, ndjehet keq nga gazi lotsjellës

Edhe pedagogë i janë bashkuar protestës së studentëve dhe të rinjve në Tiranë. Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka publikuar pamje nga protesta, duke veçuar praninë e pedagoges Enkelejda Olldashi pranë studentëve.

Edhe pedagogë i janë bashkuar protestës së studentëve dhe të rinjve në Tiranë. Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka publikuar pamje nga protesta, duke veçuar praninë e pedagoges Enkelejda Olldashi pranë studentëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi ka vlerësuar qëndrimin e saj në krah të të rinjve, duke theksuar se gjatë 36 viteve të pluralizmit ajo ka qëndruar larg politikës dhe pranë studentëve. “Pedagoge Kela Olldashi, studentët të duan për atë që ti je. Unë të respektoj pafund për mirësinë dhe forcën që ti ke. Në 36 vjet ‘pluralizëm’ ke qenë larg politikës, pranë studentëve. Të adhuroj për forcën dhe moralin që ke ti si grua, si nënë, si vajzë dhe pedagoge e fëmijëve tanë. Kur ngrihet rinia, bie qeveria”, shkruan Kryemadhi. Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve në Tiranë është shoqëruar me tensione dhe përplasje me Policinë e Shtetit, ndërsa të rinjtë vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. View this post on Instagram A post shared by Monika Kryemadhi (@monika.kryemadhi) © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb