Lajme Zone
E vërteta e sulmit kriminal ndaj Altin Dumanit/ Ja pse e paditi babai i Suel Çelës
PolitikëCNA

E vërteta e sulmit kriminal ndaj Altin Dumanit/ Ja pse e paditi babai i Suel Çelës

Zbardhet e vërteta e sulmit kriminal ndaj prokurorit dhe i...

Zbardhet e vërteta e sulmit kriminal ndaj prokurorit dhe ish-kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.

Bëhet fjalë për disa lajme të publikuara së fundmi nga mediat në Shqipëri, sipas të cilave, Dumani është kallëzuar penalisht pranë Gjykatës së Veronas në Itali nga shtetasi Petrit Çela.

Asnjë shtetas shqiptar nuk ndalohet të padisë një prokuror. E papranueshmja në këtë çështje qëndron në faktin se shtetasi në fjalë është i ati i emrit të njohur në botën e krimit, Suel Çelës.

Suel Çela rezulton si një nga krerët e bandave kriminale të Elbasanit dhe grupeve të çmontuara, që shpeshherë janë akuzuar nga opozita për lidhjet e tyre me pushtetin dhe emra të caktuar të qeverisë. Goditja ndaj krimit dhe korrupsionit/ Vrasje e trafik droge, nga Çela te Çopja, akuzat e rënda për 21 të pandehurit

22 Shkurt, 10:13 Sipas njoftimit zyrtar të bërë këtë të martë nga SPAK, shtetasi Petrit Çela i është drejtuar Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, më 20.05.2026 dhe më 18.06.2026, me kërkesë për përjashtimin e prokurorit Altin Dumani nga procedimi penal nr. 193/2023, ku janë të proceduar penalisht të pandehurit Marjus Lulaj dhe Mario Çela (familjarët e shtetasit Petrit Çela), procedim penal në të cilin prokurori Altin Dumani ushtron funksionin e prokurorit të çështjes. “Në mbështetje të kërkesës për përjashtim, shtetasi Petrit Çela ka paraqitur pikërisht faktin e kallëzimit penal të ngritur në Verona, Itali. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme pasi ka vlerësuar kërkesën e paraqitur dhe aktet ku ajo është mbështetur, me vendimin e datës 19.06.2026 ka vendosur “Mospranimin e kërkesës”, si e pambështetur në ligj dhe në prova. Nga dokumentacioni i paraqitur nga shtetasi Petrit Çela rezulton se në Prokurorinë e Republikës pranë Gjykatës së Veronës, Itali, është regjistruar procedimi penal nr. R.G.N.R. 3514/2026 – R.G. GIP 2877/2026, për veprën penale të “Shpifjes” (calunnia), të parashikuar nga neni 368 i Kodit Penal italian, mbi bazën e një kallëzimi të paraqitur nga shtetasi Petrit Çela ndaj prokurorit Altin Dumani, i cili ka ushtruar funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nga data 19 dhjetor 2022 deri më 19 dhjetor 2025”,-shpjegon SPAK. Prokuroria e Posaçme nënvizon se nga aktet e administruara, i vetmi element i identifikuar që lidh Dumanin me bashkëpunimin ndërkombëtar është një marrëveshje me autoritetet italiane më 26 gusht 2024. “Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Veronës, pas shqyrtimit të akteve, ka paraqitur më datë 21.04.2026 kërkesë për arkivim (richiesta di archiviazione) të procedimit penal, e depozituar më 14.05.2026. Ndaj kësaj kërkese, personi që ka paraqitur kallëzimin penal Petrit Çela ka paraqitur kundërshtim (opposizione) më 11.05.2026, çka ka çuar në caktimin e një seance gjyqësore pranë Seksionit GIP/GUP të Gjykatës së Veronës. Nga aktet e administruara rezulton se, i vetmi element i identifikuar që lidh prokurorin Altin Dumani me bashkëpunimin ndërkombëtar në fjalë është nënshkrimi, në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, i një shkrese institucionale, më datë 11.07.2024, si dhe i një Marrëveshjeje, më datë 26.08.2024, për krijimin e një Skuadre të Përbashkët Hetimore (JIT) mes Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë së Republikës pranë Gjykatës së Veronës, nismë e ardhur nga vetë autoritetet italiane në kuadër të procedimit penal nr. 10792/2023”,-thuhet në njoftim. Padia ndaj Altin Dumanit gjoja për shpifje, ndërkohë që SPAK e ka sqaruar, vjen si një sulm i koordinuar ndaj prokurorit, duke e përdorur pikërisht këtë padi për ta përjashtuar nga hetimet për Suel Çelën dhe grupin e tij kriminal. Padia në Itali e Petrit Çelës/ SPAK sqaron çështjen 4 Gusht, 14:54 SPAK thekson se Dumani nuk ka qenë pjesë e grupit hetimor të procedimeve penale të çështjes së vitit 2023, si edhe nuk ka kryer veprime hetimore apo marrje në pyetje. “Prokurori Altin Dumani nuk ka qenë pjesë e grupit hetimor të procedimeve penale nr.10792/2023 (Itali) dhe nr.123/2024 (Prokurori e Posaçme), nuk ka kryer veprime hetimore, marrje në pyetje, sekuestrime apo kërkesë për sekuestrim, si dhe ka marrë dijeni për ekzistencën e procedimit penal në Itali vetëm në muajin maj 2026, pra pas paraqitjes së kërkesës për arkivim nga ana e Prokurorisë italiane. Nga kronologjia e sipërpërmëndur rezulton lidhja ndërmjet kallëzimit të paraqitur në Itali dhe interesit të drejtpërdrejtë familjar që kallëzuesi Petrit Çela ka në procedimin penal nr.193/2023 të Prokurorisë së Posaçme, si dhe përdorimi i vetë faktit të kallëzimit penal si bazë procedurale për kërkesën e përjashtimit të prokurorit të çështjes”,-thekson SPAK. Vlen të theksohet se Dumani nuk ka hetuar vetëm këtë çështje, por edhe të tjera me rëndësi, si të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, e shumë çështje më peshë, si edhe ka drejtuar SPAK-un për 3 vite përgjatë një lufte të pashembullt kundër krimit dhe korrupsionit. FAKTET/ Epoka “Dumani”, në SPAK

15 Mars, 13:23 Dumani është emri që i dha fytyrën dhe forcën e vërtetë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në një betejë të pandalshme me bandat, përfshirë këtu Suel Çelën, grupet kriminale të Elbasanit. Kujt i shërbejnë sulmet ndaj Altin Dumanit?

18 Maj, 18:34 Tanimë po përdoren familjarët e tyre, që përmes padive civile kërkojnë përjashtimin nga hetimet të Dumanit, prokurorit që ka zbërthyer grupet kriminale të Elbasanit të kthyer si një Siçili e viteve 1990. Anketimi për sistemin në drejtësi/ Epoka "Dumani" në SPAK, më e vlerësuara 1 Qershor, 11:22 Grupet kriminale janë hetuar pas zbulimit të mesazheve në aplikacionin “SKY ECC”, duke çuar prova para gjykatës, jo vetëm nga mesazhet e ardhur nga partnerët ndërkombëtarë, por duke hetuar raste vrasjesh dhe krimesh, duke plotësuar dosjet me dëshmitarë, të pënduar, si edhe fakte e prova të gjetura nga vendngjarje për krime të kryera shumë vite më parë, të cilat tashmë janë zbardhur dhe kanë çuar para bankës së të akuzuarve mbi 200 shtetas të përfshirë në grupet kriminale të trafikut të drogës dhe vrasjeve./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.