Avokati i biznesmenit Ergys Agasi, Maksim Haxhia, ka folur sot për mediat para ambienteve të bllokut të sigurisë, ku mbahet i izoluar klienti i tij. Biznesmeni është i akuzuar në dosjen e AKSHI-t, teksa avokati i tij kërkon të njihet me dosjen, sepse sipas tij, përndryshe nuk mund të ngrenë pretendime.
“Ky është një takim i parë që përgatitemi për procesin lidhur me verifikimin e masës që është arrest me burg. Ne duam dosjen.
Është e turpshme që edhe pas kaq shumë kohësh, edhe pse kemi bërë kërkesë, i jemi drejtuar ILD që na është mohuar një e drejtë, sepse pa dosje nuk mund ngremë pretendime.
Këta të fusin në burg pastaj të bëjnë hetimet. Si ajo historia që të marrin të presin këmbën e pastaj të numërojnë i ke apo jo të dyja këmbët”, tha avokati. Top Channel

