Lajme Zone
E tërhoqën me forcë dhe e futën në furgon, policia nuk e mohon 'rrëmbimin' e protestuesit nga civilët
PolitikëPolitiko

E tërhoqën me forcë dhe e futën në furgon, policia nuk e mohon 'rrëmbimin' e protestuesit nga civilët

Në rrjete sociale qarkulloi gjerësisht një video ku disa persona pa uniformë apo mjete identifikuese të policisë, shoqëronin me forcë qytetarë në rrugët e kryeqytetit një qytetar dhe e fusnin me forcë në një furgon, sërish pa logo. Policia ka reaguar për rastin në fjalë, duke mos i mohuar aspak pamjet e shoqërimit të dhunshëm. Në reagimin e bërë, policia vetëm saktëson se nuk ishte një femër, por

Në rrjete sociale qarkulloi gjerësisht një video ku disa persona pa uniformë apo mjete identifikuese të policisë, shoqëronin me forcë qytetarë në rrugët e kryeqytetit një qytetar dhe e fusnin me forcë në një furgon, sërish pa logo. Policia ka reaguar për rastin në fjalë, duke mos i mohuar aspak pamjet e shoqërimit të dhunshëm. Në reagimin e bërë, policia vetëm saktëson se nuk ishte një femër, por një mashkull, personi që tërhiqej forcërisht në furgon nga individë të panjohur.

"Në lidhje me disa video të publikuara në rrjetet sociale, ku pretendohet se disa civilë kanë shoqëruar me forcë një shtetase, Policia e Tiranës sqaron se personi i shoqëruar është mashkull dhe jo femër.

Shoqërimi është kryer nga punonjës të Policisë Kriminale, në kuadër të veprimeve të ndërmarra për identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar për përfshirje në veprimet e kundërligjshme gjatë protestës, pasi dyshohet se ky shtetas drejtonte tubuesit dhe gjuante me zare metalikë punonjësit e Policisë dhe institucionet", thuhet në njoftimin e policisë. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm