Lajme Zone
E shtunë e madhe për Verstappen në Formula 1, pas garës Sprint kap edhe 'pole-position' në Singapor! Shkëlqen edhe Hamilton
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

E shtunë e madhe për Verstappen në Formula 1, pas garës Sprint kap edhe 'pole-position' në Singapor! Shkëlqen edhe Hamilton

Pas fitores në Çmimin e Madh të Malajzisë e shtuna në formula 1 ka folur vetëm për Max Verstappen. 4 herë kampioni i botës fillimisht fitoi garën Sprint në Singapor, ndërsa më pas siguroi ‘pole-position’ për garën e së dielës.

Max Verstappen triumfon në garën Sprint të Çmimit të Madh të Singaporit, në një garë të mbushur me incidente dhe të ndikuar nga reshjet e shiut. Piloti i Red Bull kaloi i pari vijën e finishit, duke lënë pas Lewis Hamilton me Ferrarin, në vendin e dytë, ndërsa Charles Leclerc u rendit i treti. Gara nisi me rreth 30 minuta vonesë për shkak të kushteve të vështira në pistën e Marina Bay. Momenti më dramatik u regjistrua që në xhiron e parë, kur George Russell, i cili kishte marrë përkohësisht kryesimin, humbi kontrollin e Mercedesit dhe u përplas me barrierat. Verstappen përfitoi nga situata dhe ruajti avantazhin deri në fund. Ndërkohë, një përplasje mes dy pilotëve të McLaren, Lando Norris dhe Oscar Piastri, në xhirot e fundit ndryshoi renditjen dhe i dha mundësinë Kimi Antonellit të përfnte në vendin e katërt. Pas Sprintit, vëmendja u zhvendos te kualifikueset për garën kryesore të së dielës. Edhe në këtë sesion, Verstappen konfirmoi formën e shkëlqyer, duke regjistruar kohën më të shpejtë në sesionin final, me 1 minutë, 31 sekonda e 373 të mijtat. Piloti holandez siguroi pole-position, duke u pozicionuar në vendin e parë në vijën e nisjes për garën kryesore. LEXO EDHE:Verstappen fiton garën kaotike në Malajzi, Antonelli hipotekon titullin në Formula 1! E dielë e çmendur për Ferrari-n Leëis Hamilton ishte rivali më i afërt i Verstappenit, vetëm 123 të mijtat e sekondës më i ngadaltë, ndërsa Kimi Antonelli regjistroi kohën e tretë më të mirë në sesionin final. Lando Norris u rendit i katërti, Oscar Piastri i pesti dhe Charles Leclerc i gjashti, në një sesion ku diferencat mes pilotëve kryesorë ishin të vogla. Tani të gjithë sytë janë te gara kryesore e Çmimit të Madh të Singaporit, ku Verstappen do të synojë ta shndërrojë pole-position në një tjetër fitore. Megjithatë, kushtet atmosferike dhe karakteristikat e pistës urbane të Marina Bay pritet të luajnë rol të rëndësishëm në një garë ku çdo gabim mund të kushtojë pozicione të çmuara. A.C/Ne.k./Shqiptarja.com TAG: Max Verstappen Singapor George Russell ferrari Komente Komento Sondazhi i ditës:

8 Tetor, 11:03

PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.3% Jo 33.5% Nuk e di 6.2% Vota total: 4276 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?